SEMUNDJET E KOCKAVE
LLOJET ME TE SHPESHTA TE SEMUNDJEVE QE PREKIN KOCKAT?
Disa semundje mund te ndikojne ne forcen dhe levizshmerine e kockave dhe te japin komplikacione shendetesore.
Kocka eshte nje ind i gjalle, ne rritje qe perbehet kryesisht nga kolagjeni dhe kalciumi. Kockat perbejne/formojne skeletin e trupit, i cili mbron organet dhe mbeshtet trupin gjate levizjeve. Per me teper, kockat sherbejne si nje rezervuar per minerale te tilla si kalciumi ne trup.
Nje njeri mund te kete nje semundje qe ndikon ne levizshmerine dhe forcen e kockave. Keto ndryshime mund te lindin nga shkaqe te ndryshme, duke perfshire gjenetiken, faktoret mjedisore, dieten dhe infeksionet.
1. OSTEOPOROZA
Osteoporoza eshte nje semundje qe rezulton ne nje ulje te mases kockore dhe densitetit mineral (fortesise kockore). Osteoporoza duke ulur fortesine e kockave, rrite rrezikun per fraktura.
Osteoporoza zhvillohet kur me shume kocka shperbehet sesa zevendesohet. Pjesa e brendshme e kockave duket si hojet e mjaltit. Kur dikush ka osteoporoze kocka dobesohet dhe hapesirat, si hojet e mjaltit, midis kockave rriten. Ne pjesen me te madhe te rasteve kjo semundje zhvillohet ne momentin qe kemi nje diete shume te varfer ne kalcium dhe si rrjedhoje edhe ulje te forces kockore.
Rreziku i osteoporozes rritet me moshen dhe prek njerezit e te gjitha grupeve etnike. Me se shpeshti prek femrat e bardha johispanike dhe femrat aziatike.
2. OSTEOPENIA
Osteopenia eshte nje emer klinik qe perdoret per te pershkruar nje ulje te densitetit mineral kockor (mases se kockave) nen vlerat te konsideruara normale, por jo mjaftueshem e ulet per te permbushur kriteret diagnostike per t’u konsideruar si osteoporoze. Osteopena eshte ajo semundje qe zbulohet duke perdorur testet imazherike si osteodensiometria, qe eshte shume e rendesishme si edhe ne osteoporoze.
Megjithese osteoporoza konsiderohet forma me e rende e osteopenisë, osteopenia mund te jete po aq e rrezikshme sa osteoporoza kur kombinohet me faktore te tjere rreziku, si duhanpirja, nje diete me kalcium te ulet, mungesa e vitamines D, ndryshimet hormonale per shkak te moshes (veçanerisht menopauza) apo semundje te tjera te pranishme.
Nje pike T eshte nje mase e densitetit te kockave. Nje person me nje rezultat T midis -1 dhe -2.5 do te diagnostikohet me osteopeni, ndersa nje mjek do te klasifikonte nje rezultat T me te ulet se -2.5 si osteoporoze.
Hasja e rasteve me osteopeni eshte 4 here me e larte tek femrat krahasuar me meshkujt. Osteopenia zakonisht ndodh pas moshes 50 vjeç.
Trajtimi me kalcium, diete e shendetshme, suplemente per mungesen e vitamines D dhe ekspozimin ne diell per te ndihmuar trupin tuaj te absorboje vitaminen D.
3. SEMUNDJA PAGET
Semundja e Paget eshte nje semundje qe ndikon ne procesin e rimodelimit te kockave. Kjo i referohet veprimit me te cilin trupi zberthen indin e vjeter kockor dhe e zevendeson ate me ind te ri kockor.
Tek njerezit me kete semundje kronike, procesi i rindertimit te kockave zhvillohet me nje ritem me te shpejte, duke rezultuar ne nje strukture te pazakonte kockore. Kjo mund te shkaktoje qe kockat te behen me te buta ose me te medha, duke i bere ato me te dobeta perballe nderlikimeve si perkulja ose frakturat.
Mjeket dyshojne se semundja mund te zhvillohet si rrjedhoje e shkaqeve te lindura apo edhe atyre mjedisore . Disa gjene duket se jane te lidhura me marrjen e semundjes Paget. Po ashtu ato besojne se semundja e kockave Paget-it lidhet me nje infeksion viral qe prek qelizat e kockave, por nuk kane qe ne gjenjdje ta vertetojne.
Semundja e Paget e kockave , qe njihet gjithashtu si osteitis deformans, mund te preki nje kocke te vetme (monostotike) ose kocka te shumta (polyos-totike).
Aktualisht nuk ka kure per semundjen e kockave Paget, por trajtimi mund te ndihmoje ne lehtesimin e simptomave. Nese nuk keni asnje simptome, mjeku mund te sugjeroje te mbani nen monitorim gjendjen tuaj derisa te shfaqen shenjat e para te semundjes.
4. OSTEOGJENEZA JONORMALE
Osteogjeneza jonormale eshte nje çrregullim qe shkakton thyerje te kockave. Disa njerez gjithashtu mund t’i referohen kesaj si semundja e kockave te brishta. Semundja shkaktohet nga nje mutacion ne gjenet qe mbartin informacionin per prodhimin e nje proteine te njohur si kolagjeni i tipit I. Kjo proteine eshte e nevojshme per kocka te forta.
Njerezit me nje histori familjare te Osteogjenezes jonormale kane nje rrezik me te larte per te pasur kete semundje pasi nje person mund te trashegoje mutacionin e gjeneve permes njërit ose te dy prinderve te tij/saj. Ekzistojne lloje te ndryshme te semundjes se Osteogjenezes jonormale.
Foshnjat me tipin II te semundjes shpesh vdesin menjehere pas lindjes. Femijet me Tipin III te semundjes mund te jetojne me gjate, por shpesh vetem deri ne moshen 10-vjeçare. Ata gjithashtu mund te kene deformime te renda fizike. Njerezit me tipin IV te semundjes ne pergjithesi jetojne deri ne moshe madhore, por mund te kene nje jetegjatesi paksa te shkurter krahasim me bashkmoshataret e tyre.
5. OSTEONEKROZA
Osteonekroza, e njohur gjithashtu si nekroze avaskulare ose nekroze aseptike, ndodh kur ka nje nderprerje te rrjedhjes se gjakut te nje kocke, duke çuar ne vdekjen e indit kockor. Kjo mund te beje qe kocka te demtohet dhe kyci te humbas funksionin e tij
Osteonekroza mund te ndodhe ne çdo kocke ne trup, ajo zakonisht prek shpatullat, ijet dhe gjunjte. Semundja shfaqet me shpesh te njerezit e moshes 20-50 vjeç. Keta individe gjithashtu shpesh kane nje histori te traumes, perdorimit te kortikosteroideve ose marrjes se tepert te alkoolit gjate gjithe jete se tyre.
Trajtimi me ilace mund te ndihmojne ne menaxhimin e simptomave te osteonekrozes, por ne pergjithesi ato nuk e kurojne semundjen ose ngadalesojne perparimin e saj. Ndersa ne disa raste te tjera mund te jete e domosdoshme nje nderhyrje kirurgjikale.
6. OSTEOARTRITI
Osteoartriti eshte forma me e zakonshme e artritit. Kjo gjendje prek kycet e trupit duke shkaterruar kercin dhe indet qe mbulojn siperfaqen e kyceve. Osteoartriti gjithashtu mund te ndryshoje formen e kockave, duke prekur me shpesh duart, ijet dhe gjunjet.
Disa njerez e quajne ate semundja degjenerative e kyçeve ose artrit “konsumimit”.
Pra osteoartriti ndodh kur kerci dhe indet e tjera brenda kyçit demtohen ose kane nje ndryshim ne strukturen e tyre normale. Kjo nuk ndodh per shkak te konsumimit te vetem te nyjeve, por edhe ndryshimeve qe zakonisht ndodhin gradualisht me kalimin e kohes.
Osteoartriti zakonisht fillon dhe zhvillohet pas moshes 40 vjece. Kjo mund te jete per shkak tendryshimeve trupore qe vijne me plakjen, te tilla si dobesimi i muskujve, shtimi ne peshe dhe trupi qe behet me pak i afte per te sheruar veten ne menyre efektive.
7. OSTEOMIELITI
Osteomieliti eshte nje infeksion ose inflamacion i kockave, vetem fjala mielit i referohet inflamacionit te indeve yndyrore brenda kockes.
Zakonisht ndodh kur nje infeksion bakterial ose kerpudhor hyn ne kocke nga qarkullimi i gjakut ose demtimi I kockav(aksidentet traumatike).
Mund te ndodhe ne çdo moshe, por eshte me e zakonshme tek femijet e vegjel.
Osteomieliti eshte nje semundje serioze qe kerkon trajtim te menjehershem. Shumica e infeksioneve te kockave largohen ne momentin qe fillojne dh eperdoren antibiotike. Ju duhet vetem te siguroheni qe te merrni te gjitha ilacet tuaja ne kohe edhe nese filloni te ndiheni me mire nuk mund ti lini ilacet pa perfunduar.
8. DISPLAZIA FIBROTIKE
Displasia fibroze ndodh kur indet fibroze jonormale zevendesojne indin e shendetshem te kockave. Indi i pazakonte i ngjashem me indin fibroz e ben kocken me te dobet. Kjo mund te beje qe kocka te ndryshoje forme dhe te rrise rrezikun e frakturave.
Displasia fibroze zakonisht ndodh per shkak te nje mutacioni te gjenit qe ndodhet ne qelizat e kockave qe prodhojne nje lloj anormale te fibrozes ne kocka. Ajo mund te preki cdo kocke , por me shpesh prek kocken e kofshes, kocken e kembes, brinjet, kafken, humerusin dhe legenin.
Pacientet me displazi fibroze perjetojne pak ose aspak simptoma. Megjithate, ne raste te tjera, shume kocka preken dhe gjendja eshte me e rende. Keta paciente mund te kene nevoje per kirurgji per te hequr zonat e prekura te kockave dhe per te parandaluar ose riparuar çdo frakture ose deformim.
Jetegjatesia mesatare e njerezve te prekur nga kjo semundje eshte afersisht 56 vjeç.
9. TUMORET DHE KARCINOMAT E KOCKES
Kanceri i kockave eshte nje lloj jonormal i kancerit qe fillon kur qelizat ne nje kocke fillojne te rriten jashte kontrollit. Çdo qelize ne kocke mund te kthehet ne kancer ne disa kushte te caktuara.
Kanceret paresor te kockave jane semundje qe fillojne ne kocke. Llojet me te zakonshme te ketij lloj kanceri jane osteosarkoma dhe sarkoma Ewing. Qelizat e kancerit gjithashtu mund te perhapen ne kocka nga zona te tjera te trupit, mjeket e quajne kete rast si metastaza te kockave .Vendi me i zakonshem per metastazat e kockave eshte shtylla kurrizore.
Kjo semundje me se shpeshti shfaqet tek te rinjte e moshës 10- 30 vjeç, por rreth 1 ne 10 osteosarkoma zhvillohen edhe te njerezit me te vjeter se 60 vjeç.
Keto tumore zhvillohen me shpesh ne kockat e kraheve, kembeve ose legenit.
Sherimi varet nga shpejtesia e diagnostikimit, shkalla e mbijeteses nga kanceri I kockave eshte 66.8%. Kjo do te thote se 66.8% e njerezve me kancer te kockave jane ende gjalle 5 vjet pas diagnostikimit te tyre. Pra mbijetesa nga kjo semundje eshte deri 5 vite.
10. OSTEOMALACIA
Osteomalacia, e njohur edhe si zbutja e kockave, i referohet nje gjendjeje ku kocka nuk ngurtesohet ashtu siç duhet pas formimit. Kjo semundje metabolike e kockave ndodh kur ka mineralizim jo te plote te kockes.
Me shpesh ndodh per shkak te nje problemi me vitaminen D, e cila ndihmon trupin tuaj te absorboje kalciumin. Trupi juaj ka nevoje per kalcium per te ruajtur forcen dhe fortesine e kockave tuaja. Tek femijet, kjo semundje quhet rakit.
Nese keni osteomalaci, forma e rritur e rakitit qe shkakton kocka te buta, trajtimi me suplemente zakonisht do ta kuroje semundjen. Megjithate, mund te kalojne disa muaj para se te lehtesohet dhimbja e kockave dhe dobesi muskulare. Ju duhet te merrni rregullisht suplemente te vitamines D per te parandaluar rikthimin e gjendjes.
11. RAKITI
Rakiti eshte nje semundje kockore e femijerise e ngjashme me osteomalacine, por shfaqet per shkak te mineralizimit te papersosur.
Kjo semundje shfaqet me simptomen e kockave te buta dhe te dobeta, zakonisht per shkak te mungeses se vitamines D. Pa vitamine D te mjaftueshme, trupi nuk mund te metabolizoje kalciumin dhe fosforin, te cilat jane thelbesore per zhvillimin dhe rritjen e duhur te kockave. Mungesa e vitamines D mund te rezultoje nga ushqimi joadekuat, mungesa e ekspozimit ne diell ose keqperthithja vitamines D. Kjo semundje prek femijet dhe me marrjen e mjaftueshme te vitamins D dhe nje djete adekuate gjendja mund te permiresohet.
12. SEMUNDJET AUTOIMUNE
Nje gjendje autoimune ndodh kur sistemi imunitar sulmon qelizat, indet dhe organet e trupit. Semundjet e kockave mund te zhvillohen si dytësore per shkak te disa semundjeve autoimune, duke rritur rrezikun e komplikacioneve te tilla si humbja e mases se kockave dhe frakturat.
Keto semundje perfshijne:
-Diabeti i tipit I
Njerezit me kete semundje prodhojne insuline ne sasi minimale ose fare, qe do te thote se trupi nuk mund te thithin lehte sheqerin nga ushqimi dhe si rrjedhoje rritet sheqeri ne gjak. Njerezit me diabet te tipit I kane nje rrezik me te larte per zhvillimin e osteoporozes.
-Lupus eritematoz sistemik
Kjo semundje mund te rezultoje ne inflamacion te perhapur qe prek shume pjese te trupit. Disa opsione trajtimi per te mund t’i vene njerezit ne nje rrezik me te larte per humbjen e kockave dhe fraktura.
-Artriti reumatoid
Kjo gjendje ben qe sistemi imunitar i trupit te sulmoje membranat rreth kyceve dhe shkakton degradimin e kercit. Ekziston nje rrezik i shtuar i humbjes se kockave dhe frakturave tek njerezit me artrit reumatoid.
-Semundja celiac
Kjo semundje ben qe trupi te zhvilloje nje intolerance ndaj glutenit, nje proteine e zakonshme e pranishme ne produktet ushqimore si gruri, thekra dhe elbi. Sistemi imunitar sulmon dhe demton zorret e holla. Nje person me semundje celiake te patrajtuar mund te zhvilloje semundje te kockave per shkak te veshtiresise ne thithjen e kalciumit, i cili eshte i nevojshem per kocka te shendetshme.