Register Now

Login

Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login

Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

SEMUNDJET E ARTERIEVE KORONARE TE ZEMRES

Semundja e arterieve koronare eshte pjese e semundjeve qe prekin zemren.
Arteriet koronare jane enet kryesore qe furnizojne zemren,punojne per te derguar mjaftueshem gjak, oksigjen dhe lende ushqyese ne muskulin e zemres.
Grumbullimi/depozitimi (pllakat) e kolesterolit ne arteriet e zemres dhe inflamacioni jane padyshim shkaku i semundjeve te arterieve koronare.

Shenjat dhe simptomat e semundjes se arterieve koronare ndodhin kur zemra nuk merr mjaftueshem gjak te pasur me oksigjen. Nese vuani nga semundje te arterieve koronare, rrjedhja e reduktuar/ulur e gjakut ne zemer mund te shkaktoje dhimbje gjoksi (angine) dhe gulcima. Ndersa nje bllokim i plote i rrjedhes se gjakut mund te shkaktoje nje atak ne zemer.

Semundja e arterieve koronare zakonisht zhvillohet gjate dekadave,ajo nuk eshte nje semundje qe zhvillohet per nje kohe te shkurter. Simptomat mund te kalojne pa u vene re derisa nje bllokim i konsiderueshem te shkaktoje probleme ose te ndodhe nje atak ne zemer. Ndjekja e nje stili jetese te shendetshme per zemren mund te ndihmoje ne parandalimin e semundjes se arterieve koronare.

SIMPTOMAT

Simptomat mund te mos njihen qe ne fillim ose mundet qe simptomat te njihen ne momentin qe zemra sforcohet. Ndersa arteriet koronare te zemres ngushtohen,aq me pak gjak shkon ne zemer dhe simptomat behen me te shpeshta.
Simptomat e semundjeve qe prekin arteriet koronare te zemres jane:

  1. Dhimbje gjoksi
    Ju mund te ndjeni nje dhimbje renduese ne gjoks,saktesisht ne qender te kraharorit ose ne anen e majt te saj.Po ashtu edhe emocionet e forta jane shume te rrezikshme per kete semundje.
  2. Shkurtimi i frymemarrjes
  3. Dobesi
    Kjo dobesi vjen si rrjedhoje e uljes se fuqise se zemres per te hedhur gjak ne pjese te tjera te trupit.
  4. Sulm ne zemer
    Nje bllokim i plote i arterieve koronare te zemres manifestohet me sulm ne zemer. Shenjat e kesaj gjendje jane:dhimbje gjoksi,dhimbje ne krahun e majte ose shpatullen e majte dhe djersitje te shtuar. Kujdes ne disa raste sulmi ne zemer ndonjehere mund te mos kemi simptoma paralajmeruese.

Shkoni tek mjeku menjehere nese keni edhe dyshimin me te vogel te ndonjeres prej ketyre simptomave.

SHKAKTARET E SEMUNDJES KORONARE TE ZEMRES

Semundja e arterieve koronare fillon kur yndyrnat, kolesteroli dhe substancat e tjera grumbullohen ne muret e brendshme te arterieve te zemres.
Kjo gjendje behet shkak per formimin e pllakave ne muret e eneve te zemres dhe njihet me emrin e pergjithshem pllaka aterosklerotike.
Keto pllaka mund te shkaktojne ngushtimin e arterieve, duke bllokuar rrjedhen e gjakut. Pllakat gjithashtu mund te behen shkak per carjen e eneve koronare,duke cuar ne mpiksje te gjaku.

Pervec kolesterolit te larte, demtimi i arterieve koronare mund te shkaktohet nga:

  • Diabet ose rezistenc ndaj insulines
  • Presioni i larte i gjakut
  • Nje jete shume pasive,me nje aktivitet te ulur fizik
  • Pirja e duhanit

FAKTORET E RRISKUT PER ZHVILLIMIN E SEMUNDJEVE

Semundja e arterieve koronare eshte nje semundje shume shpeshe e hasur ne keto kohe.
Faktoret e rriskut per zhvillimin e arterieve koronare perfshijne:

  1. Mosha,rreziku i semundjes rritet me rritjen e moshes.
  2. Gjinia,meshkujt jane me te rriskuar per tu prekur nga semundja.Ndersa femrat rriskohen te preken me shume pas menopauzes.
  3. Historia familjare
    Rreziku rritet nese babai ose vellai juaj ka zhvilluar kete semundje para moshes 55 vjec ose nena apo motra juaj ka vuajtur nga kjo semundje para moshes 65 vjec.
  4. Duhanpirja
  5. Presioni i larte i gjakut
  6. Kolesteroli i larte ne gjak
    Nivelet e larta te LDL(yndyrnat e keqija) dhe nivelet e ulta te HDL(yndyrnat e mira) mund te behet shkak per formimin e pllakave aterosklerotike.
  7. Diabeti
    Kombinimi i diabetit tip 2,obezitet dhe presioni larte i gjakut rrit rrezikun per koronaropati.
  8. Mbipesha dhe obeziteti
  9. Semundje kronike te veshkave
  10. Situatat e larta stresante ne jete
  11. Dieta jo e shendetshme
  12. Konsumi i tepruar i akloolit

Kujdes keto faktore rrisku kombinohen me njeri-tjetrin dhe mund te behen shkak per komplikacione edhe me te medha.

Te tjere faktore te mundshem rrisku per zhvillimin e semundjeve koronare te zemres jane:

  • Apnea(ndalimi i frymemarrjes per 1 minut) e gjumit
  • Rritja e PCR
    Nivelet e larta te PCR mund te jene nje shenje e rrezikut per semundje te zemres.
  • Nivelet e larta te aminoacideve Homocistein
  • Preeklampsia
    Nje komplikacion i shtatzanise qe manifestohet me tension te larte ne gjak
  • Artrit reumatoid dhe lupus eritematoz

DIAGNOSTIKIMI

  1. EKG(Elektokardiograma)
  2. Ekokardiograma
  3. Testi i sforcimit fizik
  4. CT-skaner
  5. Kateterizimi kardiak dhe angiograma

TRAJTIMI I SEMUNDJES

Trajtimi medikamentoz

  1. Ilacet per trajtimin e kolesterolit te larte ne gjak.
  2. Aspirin
  3. Ilacet qe perfshihen ne grupin e beta-bllokuesve, kacibllokuesve,ACE-inhibitoret dhe ARB.
  4. Trinitroglicerine ose trinitrine nen gjuhe

Trajtimi kirurgjikal

  1. Vendosja e stendes
  2. Baypass

REFERENCAT

https://medlineplus.gov/bloodheartandcirculation.html

https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/coronary-artery-disease/diagnosis-treatment/drc-20350619

https://www.cdc.gov/heartdisease/coronary_ad.htm#:~:text=Coronary%20artery%20disease%20is%20caused,This%20process%20is%20called%20atherosclerosis.

https://my.clevelandclinic.org/health/diseases/16898-coronary-artery-disease

https://www.webmd.com/heart-disease/coronary-artery-disease