Register Now

Login

Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login

Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

SEMUNDJE TE TJERA QE MUND TE JENE TE NGJASHME ME SEMUNDJET REUMATIZMALE?

Ne momentin qe nje person vuan nga artriti reumatoid, zakonisht ka simptoma te tilla si dhimbje te kyceve, ngurtesi ose enjtje te kyceve, nxehtesi ne zonen rreth kyceve, etj.
Por nga ana tjeter ka edhe shume kushte te tjera qe kane shenja te ngjashme paralajmeruese. Ndonjehere eshte e veshtire te thuash nese pacienti vuan nga semundjet reumatizmale si artriti apo nga nje semundje tjeter.

1-SEMUNDJA LYME

Semundja Lyme mund te merret nga pickimi i nje rriqre.
Bakteret nga nje rriqer e infektuar mund te behen shkak per simptoma qe perfshijne lodhje, dhimbje koke, ethe ose skuqje.

Pa trajtimin e duhur, semundja Lyme mund te perhapet pas disa javesh ne :

  • Kycet tuaja (nyjet)
  • Sistemin nervor
  • Zemer

Nga te gjitha sistemet me siper me shpesh ajo prek kycet (nyjet) tuaja. Rreth 60% e njerezve me semundjen Lyme mund te kalojne ne artrit nese nuk marrin antibiotiket e duhur ne kohen e duhur.

Problemet me te medha te kyceve te shkaktuara nga semundja Lyme zakonisht ndodhin ne gjunje. Ketu ajo ndryshon nga artriti reumatoid (RA), qe shpesh shfaqet se pari ne nyjet me te vogla te duarve dhe kembeve tuaja.I pari qe preket mes tyre eshte gjishtit i madh i kembes. E megjithate mund te perhapet ne nyje me te medha me vone.

“Artriti Lyme” zakonisht sherohet pas 30 ditesh me pilula antibiotike si :

  • amoxicillin
  • doxycycline

Nese jo, mjeku mund t’ju jape antibiotike nepermjet nje rruge IV. Por 10% e njerezve me artrit nga semundja Lyme nuk sherohen as me antibiotike.

Ndryshe nga shumica e rasteve te artritit te shkaktuar nga semundja Lyme, artriti reumatoid eshte nje gjendje afatgjate. Medikamentet mund te ndihmojne ne kontrollin e tij, por nuk ka kure per sherimin e plote nga semundja.

2.ARTRITI PSORIATIK

Ky lloj artriti shpesh-here (por jo gjithmone) prek njerezit qe vuajne nga semundja e psoriasis, nje semundje autoimune, qe prek lekuren dhe organe te tjera te trupit dhe qe shfaqet me:

  • Enjtie te gishtave te duarve dhe te kembeve
  • Dhimbje te kurrizit
  • Dhimbje te kemebeve
  • Kruarje te medha ne lekure
  • Njolla te kuqe ne lekure, sidomos ne zonen rreth kyceve

Kjo eshte nje semundje shpesh-here e hasur me shume tek njerezit 30-50 vjec, por mund te preki cdo moshe.

Ashtu si semundjet reumatizmale, artriti psoriatik eshte nje crregullim autoimun afatgjate, qe do te thote se sistemi juaj imunitar sulmon indet e shendetshme te trupit tuaj.

Te dy semundjet japin :

  1. Ngurtesim, dhimbje dhe enjtje te kyceve
  2. Mund te preki cdo zone te trupit
  3. Shkaktojne simptoma qe variojne nga te lehta ne ato serioze
  4. Ne disa raste semundja shperthen ne disa raste qetesohet
  5. Nese vuani nga semundja e artritit psoriatik, zakonisht keni psoriasis ne lekure se bashku me problemet e kyceve.

Artriti psoriatik ka me shume gjasa se semundjet reumatizmale te shkaktoje:

  • Gishtat e duarve dhe kembeve te fryra
  • Dhimbje ne pjesen e poshtme te shpines
  • Dhimbje ne kembe

3. SEMUNDJA Sjören

Ashtu si semundjet reumatizmale, sindroma Sjögren eshte nje semundje autoimune.
Kjo semundje demton gjendrat ekzokrine(lendet e tyre dredhin jasht trupit), te cilat krijojne lageshti ne syte, goje dhe pjese te tjera te trupit. Kjo bene qe keto zona te thahen.

Semundja Sjögren mund te shfaqi simptomat e saj ne kyce,por edhe ne sy. Ai behet shkak per :

  • Sy te irrituar dhe te ndjeshem
  • Peshtyme e trashe dhe gjendra te peshtymes te fryra
  • Plage ne goje
  • Humbje te shijes
  • Nje kolle te thate
  • Probleme ne te folur
  • Probleme me gelltitjen ose ngrenien
  • Thatesi vaginale

Ndonjehere mund te diagnostikohet kjo semundje si rrjedhoje e nje nderlikim te semundjeve reumatizmale ose nje semundje tjeter autoimune si lupusi, skleroderma ose mioziti.

4.GOUTA

Ju mund te shfaqni simptoma te Goutes ose perdhesit kur acidi urik (nje produkt i demshem ne organizem dhe qe nxirret jasht nepermjet veshkave) zhvendoset nga qarkullimi i gjakut duke u grumbulluar dhe lene kristale ne nyjet tuaja. Kjo shkakton dhimbje dhe inflamacion, si artriti reumatoid.

Semundjet e veshkave mund te shkaktojne akumulimin e acidit urik ose mund te jete gjenetike. Disa ilace, si diuretiket, mund ta perkeqesojne ate. Po ashtu edhe pirja e alkoolit ose ngrenia e ushqimeve me permbajtie te nje substance te quajtur purine, si ushqimet e detit dhe mishrat e organeve, mund ta perkeqesojne semundjen.

Fazat e mevonshme te perdhesit duken shume te ngjashme me artritin reumatoid. Por perdhesi zakonisht fillon me dhimbje serioze dhe enjtje ne nje zone, shpesh ne gishtin e madh te kembes. Ka tendence te ndodhe pas nje traume ose lendimi fizik.

Semundjet reumatizmale mund te fillojne papritur ose te fillojne gradualisht, por zakonisht prekin disa nyje. Dhe ndryshe nga artrit, perdhesi zakonisht perfshin te njejtin nyje ne secilen ane te trupit .
Perdhesi mund te perhapet, por kjo mund te kerkoje disa vite.

5. FIBROMIALGJIA

Ky crregullim kronik shkakton dhimbje, ngurtesi muskujve dhe kyceve dhe lodhje po ashtu. Kur ju vuani nga kjo sindrome, truri juaj prodhon nje dhimbje ne menyre intensive.
Ju jeni ne nje rrezik me te larte per tu prekur nga kjo gjendje nese :

  • Keni nje pjestar tjeter ne familje me kete semundje
  • Grate jane me te prekura nga kjo semundje
  • Vuani nha artriti reumatoid, osteoartriti dhe lupusi

Ka shume raste kur artriti reumatoid mund te shfaqet se bashku me fibromialgjin dhe diagnostikimi i ketyre gjendjeve eshte shume i veshtire.

Te dyja semundjet shkaktojne:

  • Dhimbje kycesh
  • Probleme me gjumin
  • Ngurtesi

Por semundjet reumatizmale, ndryshe nga fibromialgjia, shkakton deme dhe inflamacion te dukshem ne kycet tuaja. Gjithashtu gradualisht semundja perkeqesohet me kalimin e kohes. Fibromialgjia shkakton dhimbje te perhapura, ndryshe nga artriti qe jep dhimbje vetem ne kycet qe jane prekur nga semundja.

6. LUPUSI

Ashtu si artriti reumatoid, lupusi eshte nje semundje autoimune qe prek me shume femrat sesa meshkujt. Lupusi ka tendence qe te ndodhe me shperthime, te ndjekura nga periudha me simptoma me pak intensive.

Lupusi tenton te shkaktoje inflamacione me te perhapur ne trupi sesa semundjet reumatizmale. Mund te ndikoje ne kycet tuaja, por ka me shume gjasa te demtoje gjithashtu:

  • Lekuren (shpesh duke perfshire nje skuqje ne forme fluture ne fytyre)
  • Qelizat e gjakut
  • Veshkat
  • Truri
  • Zemra
  • Mushkerite

Si lupusi ashtu edhe artrit mund tt shkaktojnt dhimbje, tnjtje dhe ngurttsi nt nyjet tuaja. Por ne krahasim me artritin, simptomat qe shfaqen ne kyce nga lupusi jane me pak paaftesuese. Ata kane me pak gjasa te shkaktojne shkaterrim ne kyce, zakonisht nuk zgjasin aq gjate dhe ndryshojne vendndodhjen me shpesh. Dhe ndryshe nga artrit, lupusi pothuajse kurre nuk con ne shkaterrimin e kockave.

REFERENCAT

https://www.webmd.com

https://www.everydayhealth.com/

https://www.cdc.gov/

https://www.hopkinsmedicine.org/

https://www.indyrheumatology.com/