SEMUNDJA NGA PNEUMOKOKU
CFARE ESHTE SEMUNDJA NGA PNEUMOKOKU?
Semundja nga bakteri i pneumokokut ndryshe njihet si semundja pneumokokseale dhe shkaktohet nga Streptococcus pneumonia, baktere qe sulmojne pjese te ndryshme te trupit.
Bakteret mund te shkaktojne infeksione serioze:
- te mushkerive (pneumoni)
- te qarkullimit te gjakut (bakteremia)
- te cipace te trurit (meningiti)
Pneumonia nga pneumokoku eshte nje semundje serioze, qe perben 10-25 % te te gjitha rasteve te semundjeve pulmonare ne vit. Ne nivel kombetar ne amerike, rreth 40000 persona vdesin si pasoje e pneumonise pneumokokseale cdo vit, por semundja eshte vecanerisht e rrezikshme per te rinjte, te moshuarit dhe personat me gjendje shendetesore te renduar. Per shembull, ne mesin e njerezve 65 vjeç e lart me pneumoni pneumokokseale, rreth 20% deri ne 30% zhvillojne bakteremi.
Te pakten 20 % e atyre me bakteremi vdesin prej saj, edhe pse marrin antibiotike.
A MUND TE PARANDALOHET SEMUNDJA PNEUMOKOKSEALE?
Po mund te mbrohesh nga semundja pneumokokseale duke u vaksinuar.
Vaksina eshte e sigurt, funksionale dhe nje vaksine qe siguron imunitet te perjetshem per shumicen e njerezve.
Njerezit qe marrin vaksinen jane te mbrojtur nga pothuajse te gjitha bakteret qe shkaktojne pneumoni pneumokokseale dhe semundje te tjera pneumokokseale gjithashtu.
Koha me e pershtatshme per kryerjen e vaksines ndaj ketij lloj bakteri eshte mosha pas 50 vjec , por para 65 vjec. Po ashtu rekomandohet te behet tek te gjithe personat qe jane te rriskuar nga bakteri,me ane te nje rekomandimi nga mjeku. Po ashtu kjo vaksine nuk rekomandohet te behet ne shtatzani,por duhet bere para se nje femer te planifikoj nje shtatzani. Vaksina ka nje efektivitet prej 88% per mbrojtien nga pneumonit bakteriale.
CILET JANE PERSONAT QE DUHEN VAKSINUAR?
- Personat qe jane 65 vjec ose me te vjeter ose personat qe kujdesen per 65 vjecaret apo me te vjeter.
- Personat qe kane nje semundje kronike, te tilla si semundje te zemres, mushkerive ose diabeti.
- Personat qe kane nje sistem imunitar te dobesuar, si ato me kancer,ato qe bejne transplante,etj.
- Personat qe jetojne ne qendra te kujdesit afatgjat.
CILAT JANE SIMPTOMAT QE SHKAKTON SEMUNDJA NGA PNEUMOKOKU?
Simptomat e pneumonise pneumokokseale, nje infeksion i mushkerive, perfshijne:
- Ethe dhe te dridhura
- Kolle
- Frymemarrje e shpejte ose veshtiresi ne frymemarrje
- Dhimbje gjoksi
Te moshuarit me pneumoni pneumokokseale mund te perjetojne konfuzion ose vigjilence te ulet, ne vend te simptomave me te zakonshme te listuara me super.
Komplikimet e pneumonise pneumokokseale perfshijne:
- Empiema (infeksion rreth mushkerive dhe te zgavres se kraharorit)
- Perikarditi (inflamacion i cipes se jashtme te zemres)
- Obstruksioni endobronkial (bllokimi i rrugeve te frymemarrjes qe lejon ajrin tq qendroj ne mushkeri), me atelektaze (kolaps brenda mushkerive) dhe absces (grumbullim i qelbit) ne mushkeri
Meningiti
Simptomat e meningjitit pneumokokseal, nje infeksion i cipes se trurit dhe palces kurrizore, perfshijne:
- Qafe e ngrire
- Ethe
- Dhimbje koke
- Fotofobia (syte jane me te ndjeshem ndaj drites)
- Konfuzion
Tek foshnjat, meningiti mund te shkaktoje nje ushqyerje te dobet, vigjilence te ulet dhe te vjella.
Rreth 1 ne 12 femije dhe 1 ne 6 te rritur qe infektohen nga pneumonia pneumokokseal vdesin nga infeksioni.
Ata qe mbijetojne mund te kene probleme afatgjata, si humbja e degjimit ose vonesa ne zhvillim.
Infeksioni i gjakut
Simptomat e bakteremise pneumokokseale, nje infeksion gjaku, perfshijne:
- Ethe
- Te dridhura
- Vigjilence e ulet
Rreth 1 ne 30 femije me bakteremi pneumokokseale vdesin prej saj. Bakteremia pneumokokseale vret rreth 1 ne 8 te rritur qe infektohen prej saj. Per ata qe mbijetojne, bakteremia pneumokokseale mund te coje ne humbje te gjymtyreve.
Sepsis
Simptomat e sepsit, reagimi ekstrem i trupit ndaj nje infeksioni, perfshijne:
- Konfuzion ose corientim
- Frymemarrje e shkurter
- Frekuenca e larte e zemres
- Ethe, te dridhura ose ndjeshmeri e rritur ndaj te ftohtit
- Dhimbje ose parehati ekstreme
- Lekure e ftohte ose e djersitur
Komplikimet e sepsit perfshijne deshtimin e veshkave dhe demtimin e trurit, mushkerive ose zemres.
SI DIAGNOSTIKOHET KJO SEMUNDJE?
Nese mjeket dyshojne per semundje serioze pneumokokseale, si meningiti ose infeksione te qarkullimit te gjakut, ata do te mbledhin mostra te likidit cerebrospinal ose gjakut.
Likidi cerebrospinal eshte lengu qe rrethon trurin dhe palcen kurrizore.
Mjeket perdorin nje punksion lumbal per te mbledhur nje moster te lengut cerebrospinal.
Mjeket me pas i dergojne mostrat ne nje laborator per testim. Njohja e shkakut i ndihmon mjeket te zgjedhin trajtimin e duhur, duke perfshire se cili antibiotik do te funksionoje me mire.
Mjeket mund te perdorin nje test te urines per te ndihmuar ne vendosjen e diagnozes se pneumonise pneumokokseale tek te rriturit.
SI TAJTOHET SEMUNDJA!
Mjeket perdorin antibiotike per te trajtuar semundjen pneumokokale.
Megjithate, disa baktere pneumokokseale jane bere rezistente ndaj disa antibiotikeve qe perdoren per trajtimin e ketyre infeksioneve.
Trajtimi me antibiotike per infeksionet e renda pneumokokseale zakonisht perfshin antibiotiket me “spekter te gjere” derisa te jene te disponueshme rezultatet e testimit te ndjeshmerise ndaj antibiotikeve.
Testimi i ndjeshmerise ndaj antibiotikeve tregon se cilet antibiotike do te jene me te suksesshem ne trajtimin e nje infeksioni bakterial. Antibiotiket me spekter te gjere punojne kunder nje game te gjere bakteresh.
Pasi te njihet ndjeshmeria ndaj baktereve, mjeket mund te zgjedhin nje antibiotik me specifik (ose me “spekter te ngushte”).
Numri i infeksioneve pneumokokale rezistente ndaj antibiotikeve eshte ulur per shkak te suksesit te vaksinimit te konjuguar pneumokokal. Pervec vaksinimit, perdorimi i duhur i antibiotikeve gjithashtu mund te ngadalesoje ose te ndryshoje infeksionet pneumokokseale rezistente ndaj ilaceve.
REFERENCAT
https://www.cdc.gov/pneumococcal/about/diagnosis-treatment.html
https://my.clevelandclinic.org/health/diseases/24231-pneumococcal-disease