Register Now

Login


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login


Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

SEMUNDJA MENINGOKOKSEALE

CFARE ESHTE SEMUNDJA MENINGOKOKSEALE?

Semundja meningokokseale eshte nje infeksion bakterial i shkaktuar nga Neisseria meningitidis.
Ndodh zakonisht ne dy forma:

  • inflamacion i membranave qe mbulojne trurin dhe palcen kurrizore (meningiti meningokokseal)
  • nje infeksion i rende i gjakut (meningokoksemia).

Bakteri qe shkakton semundjen meningokokseale, Neisseria meningitidis, se pari infekton mukozen e hundes dhe te fytit dhe shfaqet zakonisht pa asnje simptome.
Ne fakt, 5-10 % e popullsise mund te jene mbartes te baktereve qe shkaktojne semundje ne cdo kohe pa manifestuar simptoma te semundjes.
Ne nje pjese te vogel te personave te infektuar, bakteri Neisseria meningitidis kalon permes mukozes dhe arrin ne qarkullimin e gjakut, duke shkaktuar meningitin meningokokseal ose meningokoksemine.
Shfaqja e semundjes,mund te ndodhi brenda 4 diteve nga ekspozimi , por mund edhe te zhvillohet deri ne 10 dite me vone. Semundja eshte me e zakonshme gjate dimrit dhe pranveres.

SI PERHAPET SEMUNDJA E MENINGOKOKSEMISE?

Infeksioni meningokokseal eshte nje semundje infektive.
Transmetimi nga personi ne person ndodh permes kontaktit te drejtperdrejte me sekrecionet e hundes dhe fytit nga nje person i infektuar.
Nje person i infektuar mund ta transmetoje semundjen duke u kollitur ose teshtitur drejtperdrejt ne fytyren e te tjereve, duke puthur nje person ose duke ndare sendet e ngrenies se ushqimit.
Per shkak se bakteret strehohen ne hunde dhe fyt, personat e shendetshem si dhe personat e semure mund ti perhapin bakteret te te tjeret.
Bakteret nuk transmetohen nga kontakti i rastesishem me personat e infektuar, si psh ulja ne te njejten dhome me nje person te infektuar ose kalimi i nje personi te infektuar ne nje korridor ose ne rruge.

CILAT JANE SIMPTOMAT E SEMUNDJES MENINGOKOKSEALE?

Semundja meningokokseale zakonisht fillon me nje fillim te papritur te :

  • etheve
  • dhimbje koke
  • ngurtesim te muskujve te qafes
  • te perziera
  • te vjella
    megjithate edhe keto simptoma nuk jane te vetmet te nevojshme per te vendosur diagnozene e semundjes.

Te porsalindurit dhe foshnjat e vegjel kane manifestim te:

  • ethe
  • dhimbje koke
  • ngurtesim te muskujve te qafes mund te mungojne ose te jene te veshtira per tu zbuluar
  • pagjumesi ekstreme
  • nervozizem
  • ushqyerje te dobet
  • te vjella

Ne raste te renda, ndersa semundja perparon, si foshnjat ashtu edhe pacientet e moshuar mund te kene kriza dhe vigjilence te ulur duke edhe koma.

CILET JANE FAKTORET E RRISKUT PER SEMUNDJEN?

  • Mosha.
    Mjeket me shpesh diagnostikojne semundjen meningokokseale tek foshnjat, adoleshentet,te rinjte dhe te rriturit.
  • Rreziku per semundjen meningokokseale te studentet e kolegjit eshte pak me i larte se rreziku tek adoleshentet dhe te studentet e tjere.
  • Disa kushte mjekesore dhe medikamente i vene njerezit ne rrezik te shtuar per semundje meningokokseale.
  • Udhetaret qe udhetojne drejt vendeve qe kane numer te larte te rasteve me meningitit ne Afriken apo disa vende te tjera mund te jene ne rrezik per semundje meningokokseale.

SI DIAGNOSTIKOHET SEMUNDJA MENINGOKOKSEALE?

Semundja meningokokseale mund te jete e veshtire per tu diagnostikuar sepse shenjat dhe simptomat jane shpesh te ngjashme me ato te semundjeve te tjera.
Nese mjeku dyshon per kete semundje duhet te realizoje 2 teste kryesore :

  • egzaminimin e disa mostrave te gjakut
  • egzaminimin e likidit cerebrospinal
    Nese bakteret Neisseria meningitidis jane prezent ne mostrat e marra, laboratoret mund te kultivojne (rritin) bakteret. Rritja e baktereve ne laborator i lejon mjeket te dine llojin specifik te baktereve qe po shkakton infeksionin.
    Njohja e kesaj i ndihmon mjeket te vendosin se cili antibiotik do te funksionoje me mire per semundjen.
    Teste te tjera ndonjehere mund te zbulojne dhe identifikojne bakteret nese kulturat e bera nuk e bejne kete.

TRAJTIMI I SEMUNDJES MENINGOKOSEALE?

Rastet e semundjes meningokokseale kerkojne trajtim te menjehershem mjekesor nga nje mjek specialist.
Diagnoza zakonisht behet duke rritur(kultivuar) bakteret nga nje moster gjaku ose likid cerebrospinal(kurrizor).
Likidi cerebrospinal (kurrizor) merret duke kryer nje punksion ne shtyllen kurrizore dhe me pas nje egzaminim specifik ne laborator.
Penicilina intravenoze ose antibiotike te tjere perdoren per te trajtuar personat e infektuar.

REFERENCAT

https://dph.illinois.gov/topics-services/diseases-and-conditions/diseases-a-z-list/meningococcal-disease.html

https://www.cdc.gov/meningococcal/about/diagnosis-treatment.html

https://www.healthdirect.gov.au/meningococcal-disease#:~:text=Meningococcal%20disease%20is%20a%20contagious,to%20the%20nearest%20emergency%20department.

https://www.health.nsw.gov.au/Infectious/factsheets/Pages/meningococcal_disease.aspx