Register Now

Login

Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login

Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

SEMUNDJA LYME(BORRELIOZA LYME)

CFARE ESHTE SEMUNDJA LYME?

Semundja Lyme eshte nje semundje bakteriale e transmetuar nga rriqnat e infektuara, ajo eshte nje semundje infektive. Mikrobi(bakteri) shkaktar i semundjes eshte Borrelia burgdorferi. Ajo u njoh per here te pare ne Shtetet e Bashkuara ne vitin 1975 pas nje shperthimi misterioz te kesaj semundje. Qe prej asaj kohe raportet e semundjes Lyme jane rritur ne menyre dramatike dhe semundja eshte bere nje problem i rendesishem i shendetit publik.
Praktikisht, infeksioni transmetohet nepermjet pickimit nga kepushat(rriqnat) dhe perfaqson semundjen me te shpeshte te transmetuar nga insektet ne rajonin tone.

SI TRANSMETOHET KJO SEMUNDJE?

Transmetimi i agjentit shkaktar te borreliozes, pra i bakterit te saj, kryhet nepermjet pickimit nga insekti Ixodes ricinus. Brejtesit e vegjel dhe zogjte konsiderohen si bartesit kryesore te infeksionit.

Semundja Lyme transmetohet nga pickimi i nje rriqne te infektuar nga nje brejtesi, e cila njihet edhe si rriqna me kembe te zeza. (Jo te gjitha rriqrat bartin bakterin dhe nje pickim jo gjithmone rezulton ne zhvillimin e semundjes Lyme,pasi ndikon edhe koha qe trupi ka qene i ekspozuar ndaj bakterit).
Permasat e nje rriqne variojne edhe ne varesi te permasave trupore te organizmit prites, ku ato ushqehen.
Transmetimi i borrelias ndodh brenda 12-24 oresh pas pickimit nga kepusha. Nese gjate kesaj periudhe ajo eshte zbuluar dhe eleminuar ne menyre korrekte, infektimi prej saj eshte pak i mundshem.

CILAT JANE SIMPTOMAT E SEMUNDJES NE ORGANIZEM?

Shenjat dhe simptomat e semundjes Lyme mund te ndryshojne shume nga nje person ne tjetrin.
Simptomat gjithashtu ndryshojne edhe ne varesi te periudhes kohore qe nje person ka qene i infektuar.
-Nje skuqje e lekures ne vendin e pickimit nga rriqna,ne formen e nje unaze shfaqet ne rreth 70 – 80 % te rasteve. Kjo skuqje eshte prezente nga 3 dite deri ne 30 dite prej picikimit nga rriqna. Po ashtu skuqja ka tendence te zmadhohet akoma me shume ne javet ne vazhdim. Ne momentin qe ajo perhapet ne lekure, ne qender te saj skuqja ka tendencen te venitet,kjo skuqje nuk eshte aspak e dhimbshme.
Shpesh ky skuqje shoqërohet nga nje ose me shume simptoma jospecifike:

  • lodhje
  • te dridhura
  • ethe
  • dhimbje koke
  • enjtje te nyjeve limfatike
  • dhimbje te kyçeve dhe muskujve.
    Gjithashtu nje reaksion alergjik ndaj peshtymes se rriqres shpesh mund te ndodhe ne vendin e pickimit te rriqnes. Reaksione te tilla alergjike, te cilat nuk jane shenje e semundjes Lyme, zakonisht ndodhin brenda 72 oreve pas pickimit te rriqnes, zakonisht nuk zgjerohen me shume se 2 inç ne diameter dhe zhduken brenda pak ditesh.

Disa njerez nuk diagnostikohen me semundjen Lyme ne fazat fillestare te saj sepse simptomat e hershme jane te ngjashme me ato te semundjeve te tjera te zakonshme. Ato ngjasojne me gripin pa kolle ose mononukleozen infektive, dhe se shume persona te infektuar nuk kujtojne nje pickim nga nje rriqer.
Nese semundja lihet e pa trajtuar pas disa ditesh, javesh, muajsh apo edhe disa vitesh mund te shfaqen simptoma te tjera te semundjes. Keto perfshijne:

  • ethe
  • dhimbje koke te forta
  • qafe te ngurte
  • disa parregullsi te ritmit te zemres
  • paralize te perkohshme te muskujve te fytyres
  • dhimbje me mpirje ose dobesi ne krahe ose kembe
  • humbje te perqendrimit
  • probleme me kujtesen
  • artriti Lyme.

SI BEHET DIAGNOSTIKIMI I KESAJ SEMUNDJE?

Diagnostikimi i borreliozes mund te jete teper i veshtire per mjekun infeksionist.
Ai bazohet kryesisht ne te dhenat klinike te pacientit, ne simptomat e tij, historine e fillimit te semundjes, etj , per te bere diagnostikimin e semundjes.

Teper te dobishme ne kete drejtim jane edhe:

  • Identifikimi ne gjak i antitrupave specifike te prodhuara nga organizmi ndaj bakterit te borreliozes.
  • Identifikimi i bakterit te borreliozes ne materialet e marra nga pacienti, nepermjet mbjelljes se tyre.

SI TRAJTOHET KJO SEMUNDJE?

Njerezit e trajtuar me antibiotike te pershtatshem ne fazat e hershme te semundjes Lyme zakonisht sherohen shpejt dhe plotesisht. Antibiotiket qe perdoren zakonisht per trajtimin e semundjes jane ilace qe merren nga goja (oral) perfshijne doksicikline, amoksiciline ose cefuroxim axetil.
Njerezit me forma te caktuara neurologjike ose kardiake te semundjes mund te kene nevoje per trajtim intravenoz me antibiotike si ceftriaksoni ose penicilina.

REFERENCAT

https://dph.illinois.gov/topics-services/diseases-and-conditions/diseases-a-z-list/lyme-disease.html

https://www.cdc.gov/lyme/index.html

https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/lyme-disease/symptoms-causes/syc-20374651

https://www.nhs.uk/conditions/lyme-disease/

https://www.nhsinform.scot/illnesses-and-conditions/infections-and-poisoning/lyme-disease