Regjistrohu Tani

HYRJE NE LLOGARI


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Shto nje pyetje.

HYRJE NE LLOGARI

Regjistrohu Tani

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

SEMUNDJA E KANCROIDEVE

SEMUNDJA E KANCROIDEVE

CFARE ESHTE KANCROIDI?

Kancroid eshte nje semundje seksualisht e transmetueshme (SST) shume ngjitese(transmetueshme), por e sherueshme . Kjo semundje shkaktohet nga bakteri( mikrob ) Haemophilus ducreyi. Kancroidi zakonisht shkakton : – ulcera ne organet genitale(plage ne organet genitale) ,- gjendrat limfatike te fryra, te dhimbshme, – nje fryrje te gjendres limfatike ne zonen inguinale(zona rreze kofshes) dhe -ne zonen e ijeve shpesh shoqerohet me shfaqjen e kankroideve (plage ne lekure ). Nëse nuk trajtohet, kancroidi mund te lehtesoje transmetimin e HIV-it.

SA E PERHAPUR ESHTE KJO SEMUNDJE?

Prevalenca e kancroidit ka rene ne amerike,ne saj te studimeve te bera. Rastet e shperthimit te kesaj semundje atje jane sporadike(te rastesishme ) .Ky infeksion po ashtu ka rene edhe ne shkalle globale , e megjithate shqetesuese kjo semundje mund te jete ende ne rajonet e Afrikes dhe Karaibeve . Eshte konsideruar se kancroid,ashtu si herpesi genital dhe sifilizi, te jene nje faktor rreziku ne transmetimin e infeksionit HIV.

Nje diagnoze perfundimtare per percaktimin e semundjes se kancroidit kerkon identifikimin e H. ducreyi ne mostren(materiali qe merret per analize) e marre per egzaminim ,por qe fatkeqesisht nuk eshte gjeresisht e perhapur si egzaminim . Edhe ne ato raste kur kerkohet te realizohet ky test, sensitiviteti(ndjeshmeria) ndaj bakterit eshte me pak se 80 % .Asnje test PCR i nxjerre nga FDA ( Administrata Amerikane e Ushqimeve dhe e Barnave ) per H. ducreyi nuk eshte i disponueshem , por nje test i tille mund te kryhet nga laboratore klinike qe kane zhvilluar testin e tyre PCR dhe kane kryer nje studim verifikimi CLIA ( Amendamente per Permirsimin e Laboratoreve Klinik). E gjithja kjo eshte posacerisht rruga qe ndiqet ne amerike per diagnostikimin e semundjes .

Kombinimi i nje ulçere genitale te dhimbshme dhe adenopatise inguinale(gjendra te forta rreze kofshes) me ndjeshmeri te rritur mund te sugjeroje diagnozen e kancroidit. Nje diagnoze e mundshme e kancroidit, per qellime klinike apo per qellime studimore (mbikqyrese te ecuris se semundjes ) mund te behet nese plotesohen te gjitha kriteret e mëposhtme:
1) Pacienti ka nje ose me shume ulcera genitale te dhimbshme.
2) Pacienti nuk ka prova te nje infeksioni me T. pallidum nga ekzaminimi me fushe te erret te eksudatit te ulceres ose nga nje test serologjik per sifiliz te kryer te pakten shtate dite pas fillimit te ulceres .
3) Paraqitja klinike, shfaqja e ulcerave gjenitale dhe limfadenopatis regjonale jane tipike per kancroide.
4) Test per HSV i kryer ne eksudatin e ulceres eshte negativ.

SI MUNDET NJE NJERI TE INFEKTOHET ME SEMUNDJEN KANCROID?

Kancroid mund te transmetohet ne dy menyra:

1.Transmetimi seksual ,kur ne organet genitale ka plage te hapura .
2.Transmetimi jo seksual,kur sekrecionet nga ulcera mund te perhapen ne pjese te tjera te trupit te nje personi tjeter .
Nje person konsiderohet te jete burim per perhapjen e infeksionit ne organize ne momentin qe ulcerat genitale jane prezente . Statistikat tregojne se nuk eshte raportuar asnje semundje tek foshnjat e lindura nga gratë me kancroide aktive ne momentin e lindjes.

CILAT JANE SHENJAT DHE SIMPTOMAT QE MANIFESTON KJO SEMUNDJE NE ORGANIZEM?

Simptomat zakonisht shfaqen brenda 4-10 ditesh nga ekspozimi. Ato rralle-here shfaqen me heret se tre dite ose pas dhjete ditesh .
Ulcera fillon si nje gunge e ndjeshme, e ngritur ose si nje papule(nje mase e forte,e ngritur mbi lekure dhe me ngjyre te kuqe), e cila behet nje plage e hapur e mbushur me qelb me skaje te crregullta te gerryera .
Ulcera eshte e bute ne prekje (ndryshe nga shankri i sifilizit qe eshte i forte ). Termi shanker i bute perdoret shpesh per te pershkruar plagen kancroide.
Ulcera mund te jete shume e dhimbshme tek meshkujt, por femrat shpesh nuk jane te vetëdijshme per to.
Per shkak se kancroidi eshte shpesh asimptomatik tek femrat, ato mund te mos jene te vetedijshme per lezionet.
Gjendrat limfatike te dhimbshme mund te shfaqen ne ije, zakonisht ato shfaqen vetem ne njeren anë. E megjithate, ato mund te ndodhin ne te dyja anet .

SI BEHET DIAGNOSTIKIMI I KANCROIDIT?

Diagnoza per kete semundje behet duke izoluar bakterin Haemophilus ducreyi ne nje kulture te marre nga nje ulcer genitale. Shankri shpesh ngaterrohet me sifilizin, herpesin ose limfogranuloma venereum ,prandaj eshte e rendesishme qe mjeku te perjashtoje keto semundje.
Testi i ngjyrimit te Gram-it për të identifikuar H. ducreyi eshte i mundur, por mund te jete fals pozitiv per shkak te organizmave te tjere qe gjenden ne shumicen e ulcerave genitale .

SI BEHET TRAJTIMI PER KANCROIDET?

Trajtimi i suksesshem per shankroidet mund te bej te mundur sherimin nga infeksionin, permirson simptomat klinike dhe parandalon transmetimin semundjes tek te tjeret.
Ne rastet e avancuara, cikatricet mund te rezultojne prezente, pavaresisht terapise se suksesshme.
Antibiotiket e perdorur per trajtimin e kancroitit perfshijne:
– Azitromicina 1 g nga goja
– Ceftriaxone 250 mg intramuskulare (IM)
– Ciprofloxacin 500 mg nga goja
– Eritromicina 500 mg nga goja.
Ciprofloxacin eshte kunderindikuar per grate shtatzena dhe ato qe jane ne periudhe laktacioni(gjidhenie).
Azitromicin dhe ceftriaxone ofrojne avantazhin e nje terapie me sukses te dukshem me nje doze te vetme. Ne bote , jane raportuar disa raste me rezistence ndaj antibiotikeve : ciprofloksacines ose eritromicines. Megjithate, per shkak se kulturat nuk kryhen rutine, te dhenat jane te kufizuara ne lidhje me prevalencen aktuale te rezistences antimikrobike.

SI MUND TE PARANDALOHET TRANSMETIMI I KESAJ SEMUNDJE?

1.Abstinenca (mos kryerja e marredhenieve seksuale).
2.Monogamia ( pasja e vetem nje partneri/e seksuale ).
3.Perdorimi i prezervative ne mardheniet intime . Përdorimi i prezervativëve parandalon shume semundje seksualisht te transmetueshme te perhapen tek njerez te tjere .
4.Nese infektoheni me kancroide, shmangni kontaktin me zonen e infektuar per te parandaluar mundesine e perhapjes se infeksionit ne pjese te tjera te trupit.

REFERENCAT

https://dph.illinois.gov/topics-services/diseases-and-conditions/stds/chancroid.html

https://www.healthline.com/health/chancroid

https://www.cdc.gov/std/treatment-guidelines/chancroid.htm

https://emedicine.medscape.com/article/214737-overview

Konsultohu me Refije Kadiu

×

Përshëndetje!

Gati për tu lidhur? Zgjidhni një prej mjekëve tanë për të filluar një bisedë në WhatsApp për të marrë konsulten mjekesore që ju nevojitet!

× Si mund tu vijmë në ndihmë?