Register Now

Login


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login


Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

SEMUNDJA E CHAGAS

SEMUNDJA E CHAGAS

CFARE ESHTE SEMUNDJA E CHAGAS?

Semundja e Chagas ose e njohur ndryshe si tripanozomiaza amerikane eshte nje infeksion i transmetueshem, i shkaktuar nga nje insekt i njohur si Trypanosoma cruzi. Ky infeksion transmetohet tek njerzit nga insektet e triatomines (te njohur zakonisht si insektet gjakpirese ). Shumica e te infektuarve nga keto parazite mbeten asimptomatik . Megjithate rreth 20-30 % e personave te prekur do te zhvillojne komplikacione serioze duke e bere ate te rendesishme per shendetin publik.

NE CILIN VEND ESHTE ZBULUAR SEMUNDJA E CHAGAS?

Ka me shume se 8-10 milion persona te prekur nga semundja e Chagas ne mbare boten ,megjithese shume prej tyre duke qene se jane asimptomatik nuk jane ne dijeni te infeksionit qe mbartin. Vendet qe kane numrin me te larte te te prekurve nga semundja e chagas jane : -Meksike ,-Ameriken Jugore dhe Meksiken Qendrore .

SI TRANSMETOHET SEMUNDJA E CHAGAS?

Forma me e zakonshme e transmetimit te semundjes se Chagas eshte ajo permes pickimit nga nje insekt i triatomines . Paraziti i T.cruzi eshte i pranishem ne fecet e insekteve. Ky parazit mund te hyje ne trupin e njeriut apo te kafshes ne momentin qe insekti pas pickimit le edhe jashtqitjen e tij aty . Rruge te tjera te transmetimit te semundjes jane permes membranave mukoze apo permes konjuktives se syrit . Insektet e triatomines jetojne ne vende te mbyllura , ne banesa te papershtatshme per te jetuar si psh ato me mure balte , cati prej kashte ,etj. Prandaj njerezit qe jetojne ne zonat rurale te vendeve endemike jane me te rriskuarit per tu infektuar prej parazitit ne fjale .

Semundja e chiages eshte edhe nje infeksion kongenital(i lindur) , pra ajo transmetohet nga nena tek femija ne rruge transplancetare . Statistikat tregojne se 1 ne 10% e grave te infektuara gjate shtatzanise do ta transmetojne infeksionin tek fetusi i tyre .

Tjeter menyre eshte permes transfuzioneve te gjakut apo edhe transplantimit te organeve .
Rruge transmetimi eshte edhe ajo permes rruges orale(gojes) nepermjet ushqimit te papjekur te kontaminuar me T.cruzi. Kemi edhe raste te perhapjes nga aksidente laboratorike qe perfshijne punen me parazitin .

CILAT JANE SHENJAT DHE SIMPTOMAT E SEMUNDJES SE CHAGAS?

Semundja e chages ka nje faze akute dhe nje faze kronike.
Ne fazen akute .
Shumica e njerezve nuk kane simptoma ose perjetojne nje semundje afebrile jo specifike ,te lehte.
Edem te qepallave te syve apo edhe edem te zones se pickimit nga insekti.
Inflamacion te muskulit te zemres (miokardit), insuficenc kardiake apo edhe meningo-encefalit.
Kjo faze zakonisht zgjat rreth 2 muaj pas infektimit .

Faza kronike e infeksionit .
Infeksioni ne kete faze perparon ne muskujt e zemres dhe te aparatit tretes .
Megjithese shume pacient nuk shfaqin asnje simptome , 20-30% do te zhvillojne komplikacione serioze dhe kercenuese per jeten ne kete faze.
Komplikacioni me i rende i semundjes do te ishte : deshtimi i funksionit pompe te zemres,aritmite dhe komplikacionet gastrointestinale si megaezofagu.

SI DIAGNOSTIKOHET SEMUNDJA E CHAGAS?

Per te bere te mundur diagnostikimin e semundjes se chagas mund tju kerkohet kryerja e :
-Nje historie te plote mjeksore si :udhetimet ne vendet endemike,transfuzionet e gjakut , etj.
-Nje egzaminim i plote fizik.
-Analiza laboratorike per te kerkuar parazitin apo antitrupat e formuar ne gjak.
-Nje elektrokardiograme (EKG).
-Kontrolle imazherike te ezofagut apo kolonit.

SI TRAJTOHET SEMUNDJA E CHAGAS?

Trajtimi kryesor i semundjes perfshine medikamentet antiparazitare.
Individet e prekur duhet te trajtojne :
-Infeksionet akute(te menjehershem)
-Semundjet kongenitale(te lindura)
-Femijet me semundje kronike
-Femijet apo adultet e infektuar qe vuajne nga semundje imunosupresore .
-Te rriturit me semundje kronike.
A duhet te testohen personat e tjere te familjes nese ju jeni pozitiv per semundjen e chagas ?
Pjestaret e tjere te familjes duhet te testohen nese :
-Ata mund te jene infektuar ne te njejten menyre si ju .
-Ju jeni shtatzen ndersa jeni infektuar nga semundja .
-Ju keni dhuruar gjak ne kohen qe keni zbuluar qe keni qene i infektuar .
-Nese ka arsye te tjera qe ju keni menduar se jeni infektuar.

SI MUND TE PARANDALOHET SEMUNDJA E CHAGAS?

Aktualisht nuk ka medikamente apo vaksine per te parandaluar infektimin nga semundja e chagas .Duhet te eleminohet mundesia e te jetuarit ne ambiente te papershtatshme si shtepi me mure prej balte , te cara apo me nje cati prej kashte . Tek vendet endemike eshte e rendesishme sperkatia e ambienteve te banimit me insekticide . Po ashtu duhet promovuar parandalimi i transmetimit te semundjes se chagas nepermjet kontrolloti te transfuzioneve te gjakut ,transplantin e organeve dhe reduktimin e semundjes nga nena tek femija.

REFERENCAT

https://dph.illinois.gov/topics-services/diseases-and-conditions/diseases-a-z-list/chagas.html

https://www.cdc.gov/parasites/chagas/gen_info/detailed.html#:~:text=Chagas%20disease%20is%20caused%20by,referred%20to%20as%20American%20trypanosomiasis.

https://www.cdc.gov/parasites/chagas/index.html

https://medlineplus.gov/chagasdisease.html

https://www.who.int/news-room/fact-sheets/detail/chagas-disease-(american-trypanosomiasis)