Register Now

Login

Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login

Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

SEMUNDJA E ALZHAIMER-IT

CFARE ESHTE SEMUNDJA E ALZHAIMER-IT ?

Semundja e Alzhaimerit eshte nje patologji e cila specifikisht prek trurin . Kjo semundje eshte zbuluar rreth 100 vite me pare , por keto 30 vitet e fundit kane qen shume produktive per kerkimet mbi te ,mbi zbulimin e shkaktareve, faktoreve te rriskut apo te planit te
trajtimit te semundjes .
Semundja e Alzhaimerit eshte nje patologji qe shenje dalluese ka akumulimin e proteinave ne tru , te tilla si :
– akumulimit te beta-amiloideve ne tru ( te quajtura ndryshe pllaka amiloide ) .
– akumulimit jonormal te nje proteine te quajtur TAU brenda neuroneve .
Shume studiues kane arritur ne konkluzionin se akumulimi i pllakave amiloide ne tru dhe elementeve proteinik ne neurone mund te shfaqen 20 ose me shume vite para shfaqjes se simptomave te para te semundjes , ku kryesorja eshte demenca .
Demenca eshte nje term , qe perdoret per te percaktuar ato semundje te trurit te cilat bllokojne ne menyre te perhershme ose te perkoheshme
funksionet dhe sjelliet njohese te trurit deri ne ato pike ku mund te demtohet funksionimi normal i pacientit ne pune apo ne shtepi .
Semundja e Alzhaimerit eshte nje prej shume demencave qe egzistojne , kjo eshte shume e zakonshme sidomos ne moshat e treta .
Semundja e Alzhaimerit eshte nje patologji progresive dhe e parikthyeshme , qe shkaterron funksionet e trurit duke ulur funksionimin normal.
Ndryshimet qe preken jane :
– renie te aftesive konjitive ( humbje te kujteses ,konfuzion mendor dhe te arsyetuarit te dobet ) .
– crregullime te sjellies dhe crregullime psikiatrike ( depresion , konfuzion , agjitacion ) .
– renie te statusit funksional ( aftesise per tu kujdesur per veten ) .

CILET JANE SIMPTOMAT E SEMUNDJES ?

Simptoma e pare e semundjes se Alzhaimerit eshte demtimi i kujteses , e ndersa semundja perparon funksioni i trurit bie duke i bere akoma
me te veshtira aftesite njohese dhe ato vendimarrese .
Mund te ndodhin edhe ndryshime te sjellies dhe te personalitetit , duke e bere akoma me te veshtire njohien e te afermeve dhe familjareve.
Pacientet , te cilet arrijne te mbijetojne me kete semundje , jane plotesisht te varur nga familjaret apo personi qe kujdeset per to .
Per cdo funksion duke perfshire ushqyerjen , kujdesin per veten etj .
Ne pjesen me te madhe te pacientev me Alzhaimer simptomat e semundjes jane diktuar te shfaqen pas 60 vjecesh dhe kjo incidence eshte rritur
me rritjen e moshesh .

Megjithate ka edhe demenca te shkaktuara nga semundje dhe gjendje te tjera te trurit si : demenca frontotemporale , Lewy Body dhe vaskulare.
Disa nga keto gjendje psh demenca frontotemporale , ka tendence te shfaqet me heret rreth ne te 50 e tyre duke dhen demtim te te folurit dhe te te sjellurit , por duke e len te paprekur kujtesen .
Diagnostikimi i semundjes se Alzhaimerit dhe berja e diagnozes diferenciale me demencat e tjera eshte shume sfiduese per specialistet e shendetit . Eshte pranuar se keto patologji qe permendem dhe qe preknin trurin mund te kombinohen se bashku per te shpejtuar periudhen e shfaqjes se demences . Prandaj keto patologji shpesh mund ti referohen njera tjetres, pikerishte per shkak te ketyre ngjashmerive .

SI MUND TE BEJME TE MUNDUR QE TE PARANDALOJME OSE TE VONOJME SHFAQJEN E SEMUNDJES SE ALZHAIMERIT ?

Studime aktuale kane hedhur hipotezen se modifikimet qe mund te bejme me dieten , stervitjen apo edhe stilit te jeteses mund te bejne
te mundur parandalimin ose vonimin e shfaqjes se simptomave te semundjes se Alzhaimerit .
Mendohet se shkaktaret e kesaj semundje jane nje kombinim i faktoreve gjenetik ,atyre mjedisor dhe stilit te jeteses . Por ndikimi i ketyre
faktoreve ne ecurine e semundjes eshte i ndryshem ,kjo ne varesi edhe te pacientit ku keto simpyoma manifestohen .
Kjo eshte arsyeja qe ne jemi unik dhe sigurisht simptomat qe manifestohen tek nje pacient per nje patologji , nuk manifestohen
tek nje tjeter per te njejten patologji .

NDIKIMI I ALZHAIMERIT NE SITUATEN PERSONALE DHE EKONOMIKE NE FAMILJE ?

Alzheimer nuk eshte nje semundje qe kufizohet vetem ne nje race te caktuar, status martesor, vendin e origjines, fene ose gjinine .
Faktoret megjithese jane te shumte varen edhe nga pacienti qe preket .
Ne SHBA ne baze te nje studimi te bere nga viti 2010 deri ne vitin 2025 , statistikat tregojne se rastet me Alzhaimerit do te rriten me
rreth 14 % .
Kostot e trajtimit te kesaj patologjie jane shume te larta , perfshire kutu vec Alzhaimerit edhe demencat e tjera .
Kjo per arsye jo vetem te trajtimit medikal ,por edhe te sherbimit special qe duan keto persona per arsye te mungeses se aftesive te
kujdesit per veten .
Sipas nje studimi ne SHBA kosto e trajtimit te ketyre personave arrin ne 1.2 trilion dollar ne ditet e sotme .