Register Now

Login


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login


Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

Semundja Creutzfeldt-Jakob (CJS)

CFARE ESHTE SEMUNDJA Creutzfeldt-Jakob?

Semundja Creutzfeldt-Jakob eshte nje patologji (semundje) e rralle, nje crregullim fatal (vdekjeprures) per trurin i shkaktuar nga prion (nje proteine abnormale ne tru). Kjo semundje shkakton nje perkeqesim te funksionit mendor dhe shume simptoma (ankesa qe ka i semuri) te tjera neurologjike, qe per hir te se vertetes jane vdekjeprurese brenda nje viti nga diagnostikimi i patologjise.

Jane diagnostikuar shume forma te CJS dhe ne 85 % te rasteve agjenti shkaktar eshte i panjohur. Ne Britanine e Madhe mendohet se nje forme e shfaqjes se CJS lidhet me konsumin e mishit te vicit te infektuar nga encefalopatia spongiforme të gjedhit (BSE).
Te tjere mendojne se patologjia (semundja) ka nje tendence gjenetike, familjare. Kjo do te thote se diagnostikimi i nje afermi me CJS rrit rrezikun qe semundja mund te shfaqet edhe tek persona te tjere te rrethit familjar.
Ne Amerike, per here te pare eshte degjuar per kete semundje ne vitin 1983, ne momentin kur kjo semundje i mori jeten koreografit te njohur te baletit ne Nju Jork, George Balanchine.

Jane tre rruge se si nje njeri i shendetshem mund te infektohet nga CJS :

  1. CJS Sporadike,e ndodhur per shkaqe te paidentifikuara.
  2. CJS Trasheguar, e cila kalon nga njeri brez ne tjetrin nepermjet materialit gjenetik.
  3. CJS Fituar, e cila merret nga kontakti me indet e infektuara apo gjate interventeve mjeksore.

SI SHFAQET CJS TEK PERSONAT E PREKUR?

Ne stadet e hershme te semundjes pacientet mund te perjetojne :

  1. Dobesim te memorjes, demence.
  2. Ndryshime te sjellies.
  3. Mungese te koordinimit (probleme ne qendrimin drejt, per te ecur,etj.).
  4. Probleme vizive (te pamjes).
  • Ndersa semundja progreson ndryshimet ne memorie behen akoma me te theksuara.
  • Po ashtu kemi shfaqjen e levizjeve jo te vullnetshme te muskujve (dridhje te muskujve) qe mund te shpien ne dobesi te muskujve te kraheve apo te kembeve.
  • Gjithashtu mund te kemi edhe verberi te pacientit deri ne stadin e fundit te semundjes qe eshte koma.
  • Ne me te shumten e rasteve pervec patologjis primare (semundjes kryesore) vdekja eshte edhe pasoje e mbivendosjes se infeksioneve nderkohe qe personi eshte ne terapine intensive si pasoje e komes.

Kujdes disa prej simptomave te semundjes mund te jene te ngjashme me patologji te tjera te sistemit nervor, prandaj duhet kontaktuar me mjekun per percaktimin e diagnozes.

Megjithate e vecanta e semundjes eshte se CJS shkakton ndryshime ne indin e trurit. Ky ndryshim arrin te identifikohet ne saj te nje interventi kirurgjikal apo autopsie.

KUSH PREKET ME SHUME NGA KJO SEMUNDJE?

CJS prek njesoj si meshkujt ashtu edhe femrat me prejardhje te ndryshme etnike. Kjo semundje shfaqet me shpeshe tek personat e moshes 50-75 vjec. Sipas statistikave nderkombetare te infektimit nga CJS ka 1 rast ne cdo nje milione banore. Nderkohe, rreth 200 amerikane vdesin cdo vit nga Semundja Creutzfeldt-Jakob.

CFARE E SHKAKTON KETE SEMUNDJE?

Shkencetaret jane dakort me mendimin se nje prion, i cili eshte i transmetueshem, mund te shaktoje patologjine e njohur si Creutzfeldt-Jakob. E megjithate ende asgje nuk eshte plotesisht e sigurte. Nje prion eshte nje proteine me nje sekuenc specifike aminoacidesh jo normale. Kjo e fundit eshte pergjegjese per transformimin e molekulave normale nga proteina beninje ne molekula proteinike vdekjeprurese duke ndryshuar funksionin e tyre. Pra ne kete rast, prioni eshte nje agjent jokonvencional i mundshem per shkaktimine e CJS .

A ESHTE CJS NJE SEMUNDJE NGJITESE?

Incidenca e ulur e kesaj semundje tregon se transmetimi i semundjes nga nje person ne tjetrin eshte i rralle. Prandaj per te gjithe ato familjare qe kane nje person me CJS duhet te dine se nuk kane rrezik me te larte se ajo e popullates se pergjithshme per t’u infektuar nga kjo semundje.

E megjithate ka evidenca se nje prion mund te infektoje sistemin nervor te personave te shendetshem gjate disa procedurave kirurgjikale, si psh transplanti i kornese. Po ashtu ka disa raste te transmetimit te kesaj semundje ne saj te implantimit te elektrodave te kontaminuara (te papastra) ne tru. Pra nga sa mund te kuptohet ka nje shkalle te larte transmetimi te semundjes nga persona me CJS tek personat e shendetshem nepermjet disa nderhyrjeve neuro-kirurgjikale, por jo vetem.

Sipas disa te dhenave te marra nga regjistrat mjeksore ndermjet viteve 1984-1985 ne Amerike kane rezultuar kater raste me CJS pas administrimit te hormonit te rritjes per te korrigjuar gjatesine e trupit. Shkencetaret menduan se semundja kishte arritur te infektonte gjendren e hipofizes (ne saj te perdorimit te formes natyrale te hormonit te rritjes), prej nga kane origjinen shume substanca hormonale. Prandaj ne Amerike dhe Britanine e Madhe eshte ndreprere dhenia e formes natyrale te hormonit te rritjes per te parandaluar cdo mundesi te infektimit me CJS. Si rrjedhoje jepet vetem forma sintetike e ketij hormoni per te korrigjuar rritjen.

A JANE TE RRISKUAR PUNONJESIT E FUSHES SE MJEKSISE PER TU INFEKTUAR NGA CJS?

Ka ndodhur qe gjate punes se tyre punonjesit e fushes se mjeksise te infektohen nga CJS , e kjo eshte hasur tek :-dentistet , -mjeket ,- infermieret , etj. E megjithate rastet e infektimit te punonjesve te shendetesise nuk jane me te larta se ato te pjeses tjeter te popullates. Zakonisht infektimi i ketyre punonjesve rezulton ne saj te nenvlersimit te masave mbrojtese duke rene ne kontakt me lengjet trupore te presonave te infektuar gjate manipulimeve te ndryshme si :-mostrat e gjakut ,-likidi cerebrospinal (likid i marre nga shtylla kurrizore), etj.

Prandaj eshte shume e rendesishme qe punonjesit e fushes se mjeksise te :

  1. Kene kujdes nga prerjet/shpimet aksidentale me mjete te infektuara nga lengjet trupore te pacienti :-gjak,-lengu cerebrospinal, etj.
  2. Mbajne veshur doreza gjate cdo manipulimi me pacientin.
  3. Te ndjekin protokollet e dekontaminimit dhe sterilizimit per cdo instrumet qe ka rene ne kontakt me lengjet trupore te pacientit te infektura.

A KA NJE TRAJTIM QE NDIQET PER PERSONAT E INFEKTUAR NGA CJS?

Deri me sot nuk ka asnje trajtim efektiv per Semundjen Creutzfeldt-Jakob . Studimet kane treguar se tek keto paciente aktualisht perdorin barna antiviral te tille si Amantadina (qe po ashtu perdoret tek pacientet me parkinson). Aplikimi i ketyre barnave ka rezultuar te japi periudha te shkurtra qetesimi per keto paciente dhe nuk ka rezultuar asnje rast qe antiviralet te jene te demshem .

E megjithate nuk ka asnje medikament deri me sot qe te kete permiresuar simptomat apo te kete sheruar semundjen e Creutzfeldt-Jakob.

A KA NJE LIDHJE TE MUNDSHME MES CJS DHE KONSUMIT TE MISHIT TE VICIT?

Nje e dhene e vitit 1969, e marre ne Mbreterin e Bashkuar, tregon se ka nje lidhje mes personave te prekur nga CJS dhe konsumit te mishit te vicit te infektuar me encefalopati spongiforme të gjedhit (BSE). Megjithate zyrtaret britanike nuk mund te siguronin nje pergjigje te sakte per transmetimin e drejperdrejte te semundjes nga keto gjedhe te prekur nga BSE.

Shkruar nga: Refije Kadiu, Bachelor ne Infermieri te pergjithshme

Edituar nga : Dr.Albana Greca, MMedSc

REFERENCAT

https://dph.illinois.gov/topics-services/diseases-and-conditions/diseases-a-z-list/creutzfeldt-jakob-disease.html

https://medlineplus.gov/creutzfeldtjakobdisease.html#:~:text=Creutzfeldt%2DJakob%20disease%20(CJD),patients%20die%20within%20a%20year.

https://www.cdc.gov/prions/cjd/index.html

https://www.nhs.uk/conditions/creutzfeldt-jakob-disease-cjd/

https://www.ninds.nih.gov/creutzfeldt-jakob-disease-fact-sheet

× Si mund tu vij ne ndihme?