Regjistrohu Tani

HYRJE NE LLOGARI


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Shto nje pyetje.

HYRJE NE LLOGARI

Regjistrohu Tani

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

SARKOIDOZA

CFARE ESHTE SARKOIDOZA?

Sarkoidoza eshte nje semundje inflamatore qe mund te shfaqet pothuajse ne cdo organ te trupit, por me se shpeshti fillon ne mushkeri ose nyjet limfatike.
Semundja gjithashtu mund te preki melcine/heparin, lekuren, zemren, sistemin nervor dhe veshkat.
Askush nuk e di ende se cfare e shkakton sarkoidozen. Ajo mund te shfaqet papritur dhe me pas te zhduket. Po ashtu mund te zhvillohet gradualisht dhe te prodhoje simptoma qe shfaqen here pas here, ndonjehere per nje jete.

Ndersa sarkoidoza perparon, gunga te vogla/granuloma mund te shfaqen ne indet e prekura. Ndersa keto granuloma shpesh pastrohen, me ose pa trajtim, ndonjehere mund te ndodh qe ato nuk sherohen.
Ne keto raste, indet kane tendence te mbeten te perflakur dhe te behen cikatrice (fibrotike).

CILI ESHTE SHKAKTARI I SARKOIDOZES DHE CILET JANE ME TE RRISKUARIT?

Shkaku i sakte i sarkoidozes nuk dihet ende. Megjithate mendohet se mund te jete nje lloj semundjeje autoimune e lidhur me nje pergjigje imunologjike jonormale, por ajo qe e shkakton kete pergjigje eshte e pasigurt.
Vlen ende per tu studiuar se si sarkoidoza perhapet nga nje pjese e trupit ne tjetren,kjo pasi ende nuk ka nje pergjigje per te.

Dikur sarkoidoza konsiderohej nje semundje e rralle, tani njihet si nje semundje kronike e zakonshme qe shfaqet ne te gjithe boten.
Ne te vertete,ajo eshte nje nga crregullimet me te zakonshme fibrotike te mushkerive/pulmone.
Cdokush mund te semuret nga sarkoidoza. Ndodh ne te gjitha racat dhe ne te dy gjinite, por kryesisht ndodh tek personat nga 20-40 vjec. Rreziku eshte me i madh tek afrikano-amerikanet (vecanerisht per nje grua) ose me origjine skandinave, gjermane, irlandeze ose portorikane.
Femrat e rraces se bardhe kane po aq gjasa sa meshkujt e rrases se bardhe te preken nga sarkoidoza, por ne mesin e afrikano-amerikaneve, femrat semuren dy here me shpesh se meshkujt.

CILAT JANE SIMPTOMAT E SARKOIDOZES?

Simptomat e sarkoidozes mund te ndryshojne edhe ne varesi te organeve te perfshira. Shumica e pacienteve fillimisht ankohen per nje kolle te thate te vazhdueshme, lodhje dhe gulcima.

Simptoma te tjera mund te perfshijne:

  • Gunga ose njolla te buta ,te kuqerremta ne lekure.
  • Sy te kuq dhe te perlotur ose shikimi i paqarte.
  • Kyce te fryra/edematoze dhe te dhimbshme.
  • Gjendrat limfatike te zmadhuara dhe te buta ne qafe, sqetull dhe ije.
  • Gjendrat limfatike te zmadhuara ne gjoks dhe rreth mushkerive.
  • Ze i ngjirur.
  • Dhimbje ne duar, kembe ose pjese te tjera kockore per shkak te formimit te cisteve ne kocka.
  • Formimi i gureve ne veshka.
  • Melcia/hepari i zmadhuar.
  • Zhvillimi i rrahjeve jonormale ose te mbytura te zemres (aritmi), inflamacion i cipes se jashtme te zemres (perikardit) ose deshtim i funksionit pompe te zemres.
  • Efekte ne sistemin nervor, duke perfshire humbjen e degjimit, meningitin, krizat ose crregullimet psikiatrike (psh, cmenduri, depresion, psikoze).

Ne disa njerez, simptomat mund te fillojne papritur dhe/ose mund te jene te renda dhe te zhduken brenda nje periudhe te shkurter kohe. Te tjeret mund te mos kene fare simptoma te jashtme edhe pse organet jane te prekura. Pjesa qe mbetet mund te kene simptoma qe shfaqen ngadale dhe delikate, por qe zgjasin ose perseriten per nje periudhe te gjate kohore.

SI DIAGNOSTIKOHET SARKOIDOZA?

Nuk ka asnje menyre te vetme per te diagnostikuar sarkoidozen, pasi te gjitha simptomat dhe rezultatet laboratorike mund te ndodhin edhe ne semundje te tjera.
Per kete arsye, mjeku juaj do te shqyrtoje me kujdes historine tuaj mjekesore dhe do te kerkoj teste te metejshme per te percaktuar nese keni sarkoidoze ose jo.
Mjetet kryesore qe mjeku juaj do te perdore per te diagnostikuar sarkoidozen perfshijne:

  1. R-grafi e gjoksit per te kerkuar ndryshimet ne pulmone (infiltrate pulmonare) ose nyje limfatike te fryra (limfadenopati).
  2. Skanimi HRCT (CT me rezolucion te larte) per te ofruar nje pamje edhe me te detajuar te mushkerive dhe nyjeve limfatike sesa jepet nga nje R-grafi gjoks/toraksit.
  3. Testet e funksionit pulmonar (frymemarrjes) per te vleresuar si punojne mushkerite.
  4. Bronkoskopia per te pare mushkerit nga brenda dhe per te marre nje biopsi (nje moster te vogel indit) per te kerkuar granuloma dhe per te marre materiale per te perjashtuar infeksionin.
    Bronkoskopia perfshin kalimin e nje tubi te vogel (bronkoskopi) poshte trakese (rruges se frymemarrjes) dhe ne tubat bronkiale (rruget e frymemarrjes) te mushkerive.

SI TRAJTOHET SARKOIDOZA?

Nuk ka nje kure per sarkoidozen, por semundja mund te permiresohet vetvetiu me kalimin e kohes.
Shume njerez me sarkoidoze kane simptoma te lehta dhe nuk kerkojne ndonje trajtim. Trajtimi, kur eshte i nevojshem, jepet per te reduktuar simptomat dhe per te ruajtur funksionin e duhur te organeve te prekura.

Trajtimet pergjithesisht ndahen ne dy kategori :

  1. Realizimi i praktikave te mira shendetesore
  2. Trajtimi me ilace.

Praktikat e mira shëndetësore perfshijne:

  • Realizimi i kontrolleve te rregullta tek mjeket specialist per kete pune.
  • Ngrenia e nje diete te ekuilibruar me nje shumellojshmeri frutash dhe perimesh te fresketa
  • Pirja e lengjeve te mjaftueshme cdo dite
  • Flini 6-8 ore gjume cdo nate
  • Te ushtroheni rregullisht dhe te menaxhoni peshen tuaj
  • Lenia e duhanit

Trajtimet me ilace perdoren per te lehtesuar simptomat e semundjes dhe per te zvogeluar inflamacionin e indeve te prekura.
Prednizolon, pjese e grupit te kortikosteroideve te dhene ne rruge orale eshte trajtimi me i perdorur.
Lodhja dhe kolla e vazhdueshme zakonisht permiresohen me trajtimin me steroide. Nese ju pershkruhen steroide, duhet te realizoni kontrrolle te rregullta tek mjeku tuaj , ne menyre qe ai te monitoroje ecurine e semundjen dhe efektet anesore te trajtimit.
Opsionet e tjera te trajtimit perfshijne hidroksilklorinen (Plaquenil), metotreksatin (Otrexup, Rheumatrex) dhe barna te tjera.

REFERENCAT

https://dph.illinois.gov/topics-services/diseases-and-conditions/diseases-a-z-list/sarcoidosis.html

https://www.webmd.com/lung/arthritis-sarcoidosis

https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/sarcoidosis/symptoms-causes/syc-20350358

https://my.clevelandclinic.org/health/diseases/11863-sarcoidosis-overview

https://emedicine.medscape.com/article/301914-overview

Konsultohu me Refije Kadiu

×

Përshëndetje!

Gati për tu lidhur? Zgjidhni një prej mjekëve tanë për të filluar një bisedë në WhatsApp për të marrë konsulten mjekesore që ju nevojitet!

× Si mund tu vijmë në ndihmë?