Register Now

Login


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login


Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

SALMONELA

CFARE ESHTE SALMONELA?

Salmonelat jane mikrobe (bakterie) te tipit bacilar (ne formen e shkopinjve). Njihen rreth 2000 lloje te ndryshme te ketyre mikrobeve nga te cilat rreth 120 shkaktojne infeksione tek njeriu, qe quhen salmoneloza. Keto infeksione klasifikohen sipas shenjave apo simptomave te tyre klinike qe shfaqin ne organizem.


Keshtu qe disa infeksione kufizohen ne sistemin e tretjes (gastro-intestinal), ku manifestohen me te vjella dhe diarre, nderkohe qe infeksione te tjera (shume me te renda) si Tifoja dhe Paratifoja, shkaktojne crregullime te gjendjes se pergjithshme te organizmit.


Bakteret e salmoneles shkaktojne po ashtu nje pjese te madhe te helmimeve ushqimore ne bote.

CILET JANE SHKAKTARET E SEMUNDJES SE SALMONELES DHE SI PERHAPET AJO NE POPULLATE?

Infeksioni i zorres (enteriti) nga salmonela shaktohet nga Salmonella enteritidis dhe Salmonella typhimurium. Keto jane dy nga shume llojet e mikrobeve te salmoneles qe shkaktojne me shume semundje ne popullate.


Keto tipe te bakterieve jane shume te perhapura ne te gjithe boten, si tek kafshet, ashtu edhe tek njerezit. Disa prej kafsheve, vecanerisht shpendet, sherbejne si depozitues te tyre.

Tek njeriu, transmetimi kryhet kryesisht nepermjet konsumimit te ushqimeve te infektuara nga salmonelat, si psh veza e pagatuar apo veza jo e pergatitur si duhet, qumeshti i paperpunuar, shpendet ose mishi.

Ne rastet e kushteve te keqia higjenike, konsiderohet i mundshem edhe transmetimi i salmoneles nga njeriu tek njeriu nepermjet duarve te ndotura me materialet e jashteqitura (transmetimi fekalo-oral).

Agjentet patogjene (bacilet) shkojne ne stomak nepermjet ushqimeve te infektuara me to dhe shkaktojne me pas nje infeksion lokal ne nivelin e zorres, duke depertuar ne mukozen (shtresen e brendshme) e zorres se holle e duke u shumefishuar aty (pra terreni i rritjes se mikrobeve te salmoneles eshte ne zorren e holle).

CILAT JANE SIMPTOMAT QE SHFAQ SALMONELA NE ORGANIZEM?

Simptomat qe shfaqen nga semundja e salmoneles ne organizem mund te perfshijne:

  • dhimbje koke
  • dhimbje muskujsh
  • diarre
  • te perziera(nauze)
  • te vjella
  • prerje (ngerce) barku
  • ethe dhe te dridhura
  • dehidrim,nga humbja e lengjeve.

Simptomat zakonisht shfaqen brenda gjashte deri ne 72 oresh (6 ore-3 dite) pas gelltitjes se baktereve, por mund te jete edhe me e gjate koha nese gelltiten me pak mikrobe. Njerezit mund te jene te infektuar nga bakteret e salmoneles dhe mund te mos shfaqin simptoma te saj. Personat me dhe pa simptoma mund te jene burim rreziku per perhapjen e semundjes tek personat e tjere, kjo eshte arsyeja pse larja e duhur e duarve pas tualetit dhe para pergatitjes/konsumit te ushqimit eshte kaq e rendesishme.


Femijet me te vegjel se 1 vjec, njerezit qe kane kryer operacione te ulceres ose marrin antacide dhe ata me sistem imunitar te dobesuar jane me te ndjeshem ndaj infeksionit te shkaktuar nga salmonela.

Salmoneloza eshte rralle fatale (shkalla e vdekshmerise eshte me pak se 1%).

Mund te ndodhe qe 2-3 jave pasi nje person eshte infektuar me salmonele, 1/10000 raste zhvillon artritin reaktiv ose Sindromi Reiter (eshte nje enjtje dhe dhimbje e kyceve e shkaktuar nga nje gjendje tjeter inflamatore ne trup, ne rastin tone ne zorre) si nje nderlikim te mundshem te semundjes. Keta paciente gjithashtu mund te zhvillojne nje inflamacion te uretres dhe syve.

SI DIAGNOSTIKOHET SEMUNDJA?

Diagnoza e salmonelozes mund te dyshohet nisur nga:

  • Te dhenat e marra nga pacienti (psh prania e simptomave te mesiperme tek disa persona qe kane konsumuar te njejtin ushqim)
  • Identifikimi i agjentit patogjen ne jashteqitjet (fecet)
  • Agjenti patogjen rralle mund te identifikohet ne gjak.

SI TRAJTOHET GJENDJA SHENDETESORE E KRIJUAR NGA SALMONELA?

Rekomandohet te perdoren shume lengje gjate kesaj periudhe per te parandaluar dehidratimin sepse diarreja megjithese largon bakteret nga trupi nxjerr nje sasi te madhe te lengjeve se bashku me to.

Analgjeziket (lehtesuesit e dhimbjes) dhe antipiretiket (reduktuesit e temperatures) mund mund te perdoren per te lehtesuar simptomat e semundjes.

Shumica e rasteve me salmoneloze nuk trajtohen me antibiotike. Ne fakt, antibiotiket mund te zgjasin periudhen gjate se ciles personi mund te infektoje te tjeret. Antibiotiket ndonjehere u pershkruhen foshnjave, te semureve kronike dhe te moshuarve per te trajtuar ose parandaluar komplikacionet tek ata me rrezik te shtuar per semundje invazive.

SI MUND TE MBROHEMI NGA SALMONELA?

Infektimi i pare nga mikrobet e salmoneles nuk siguron asnje imunitet. Pervec kesaj, ndryshe nga Tifoja, nuk egziston asnje vaksine kunder enteritit nga salmonela.

Mbrojtja kryesore konsiston ne ruajtjen e kushteve sa me te mira higjienike gjate perpunimit te ushqimeve te dyshuar per te qene te infektuara nga salmonelat, ruajtja e ketyre ushqimeve ne te pakten 10°C, si dhe konsumimi i menjehershem i produkteve ushqimore qe permbajne veze.

Nxehja e ushqimeve ne furre me mikrovale duhet te behet ne menyre homogjene.

Kujdesi duhet treguar gjithashtu kur udhetojme jashte vendit: ushqimet duhet te konsumohen te perpunuara ose kur dyshohet per cilesine e perpunimit te tyre, te mos konsumohen fare.

Shkroi

Refije Kadiu

Junior, Infermieri e Pergjithshme

Redaktoi

Albana Greca

MMedSc, MD

REFERENCAT

https://dph.illinois.gov/topics-services/diseases-and-conditions/diseases-a-z-list/salmonella.html

https://www.health.state.mn.us/diseases/salmonellosis/basics.html#:~:text=Salmonellosis%20is%20an%20infection%20with,reported%20in%20the%20United%20States.

https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/salmonella/symptoms-causes/syc-20355329

https://www.cdc.gov/salmonella/index.html

https://my.clevelandclinic.org/health/diseases/15697-salmonella