RINITI ALERGJIK
CFARE ESHTE RINITI ALERGJIK(RRJEDHJA E VAZHDUESHME E HUNDEVE)?
Riniti alergjik (rrjedhja e sekrecioneve nga hundet ) eshte nje reaksion alergjik ndaj grimcave te vogla ne ajer te quajtura alergjene(substance te huaja per sistemin imunitar).
Ne kohen qe keto elemente te huaj futen ne trupin tuaj, sistemi imunitar reagon duke leshuar nje kimikat natyral te quajtur histamine, ajo eshte pergjegjese per shfaqjen e shenjave te alergjise.
Shkaqet me te zakonshme te situatave alergjike perfshijne :
- Pluhurin.
- Mykun.
- Gezofin e kafsheve shtepiake.
- Polenin nga pemet dhe bimet.
KUSH JANE SIMPTOMAT QE SHFAQEN NGA RINITI ALERGJIK?
Simptomat e rinitit alergjik mund te shfaqen gjate gjithe vitit. Alergjite e jashtme jane me te renda ne pranvere, vere dhe fillim te vjeshtes. Ne mot te ngrohtë, barerat e keqija dhe lulet lulezojnë, dhe numri i polenit eshte me i larte. Alergjite e ambienteve te brendshme, te tilla si ato qe vijne nga gezofi i kafsheve shtepiake dhe marimangat e pluhurit, mund te perkeqësohen ne dimer sepse njerezit kalojne me shume kohe brenda.
Simptomat e rinitit alergjik jane:
- Bllokim te hundeve, teshtitje dhe rrjedhje hundesh.
- Kruarje e hundes, fytit dhe syve.
- Dhimbje koke, dhimbje sinusi dhe rrathe te zinj poshte syve.
- Rritje e mukusit ne hunde dhe fyt.
- Lodhje dhe parehati te pergjithshme.
- Dhimbje fyti nga acarimi I mukozes se fytit.
- Frymemarrje, kolle dhe probleme me frymemarrjen.
KUSH JANE ME SHUME TE RRISKUAR PER TU PREKUR NGA RINITI ALERGJIK?
Kur njerezit preken nga riniti alergjik?
Mund te keni rinit alergjik ne çdo kohe te vitit. Alergjite sezonale ndodhin ne pranvere, vere dhe ne fillim te vjeshtes kur pemet dhe barerat e keqija lulezojne dhe numri i polenit eshte me i larte. Alergjite mund te ndodhin gjate gjithe vitit si per shembull nga qimet qe leshohen nga gezofi i kafsheve shtepiake, buburrecat marimangat dhe pluhurit.
Kush mund te semuret nga riniti alergjik?
Alergjite jane te trasheguara (transmetohen ne familje). Ju keni me shume gjasa te keni kete semundje nese keni nje prind ose nje anetar te familjes me alergji. Njerezit qe kane astme ose ekzeme kane me shume gjasa te zhvillojne alergji me rjedhje te shpeshta te hundeve.
KUSH JANE SHKAQET E SEMUNDJES SE RINITIT ALERGJIK?
Riniti alergjik ndodh kur sistemi imunitar i trupit reagon ndaj nje irrituesi qe gjendet ne ajer. Ngacmuesit (alergjenet) jane aq te vegjel sa mund t’i thithni lehtësisht permes hundes ose gojes.
Alergjenet jane te pademshem per shumicen e njerezve. Por nese keni rritje te numrit te IgE (shancit per alergji), sistemi juaj imunitar mendon se alergjeni po sulmon trupin. Sistemi imunitar perpiqet te mbroje trupin tuaj duke leshuar kimikate natyrale ne qarkullimin e gjakut. Kimikati kryesor quhet histamine, qe behet shkak qe membranat mukoze ne hunde, sy dhe fyt te inflamohen dhe kruhen pasi ato punojne per te nxjerre alergjenin.
Alergjite sezonale dhe alergjite qe zgjasin gjate gjithe vitit mund te vijne nga shume alergjene, duke perfshire:
- Marimangat dhe pluhuri i qilimave, perdeve, shtratit dhe mobiljeve.
- Poleni nga pemet, bari dhe barerat e keqija.
- Qimet e gezofit te kafsheve shtepiake .
- Sporet e mykut.
- Buburrecat, duke perfshire peshtymen dhe element te tjere irritues te tyre.
Alergjite ushqimore gjithashtu mund te shkaktojne inflamacion ne hunde dhe fyt. Nese mendoni se keni nje reaksion alergjik ndaj diçkaje qe keni ngrene, kerkoni menjehere ndihme mjekesore. Alergjite ushqimore mund te jene kercenuese per jeten.
SI MUND TE DIAGNOSTIKOHET RINITI ALERGJIK?
Mjeku do t’ju ekzaminoje, do t’ju pyese per simptomat tuaja dhe do t’ju vleresoje per kushte te tjera, si ftohja ose astma. Per te matur antitrupat ndaj alergeneve specifike, mjeku mund te marre nje moster gjaku dhe ta dergoje ate ne laborator per testim. Ky test gjaku quhet test i imunoglobulinës E (IgE), qe mund te zbuloje te gjitha llojet e alergjive, duke perfshire alergjite ushqimore.
Nje test tjeter eshte ai qe vendos nje moster te vogel te alergjeneve te ndryshem ne lekuren (zakonisht ne parakrah ose shpine) dhe gervisht ose shpon lekuren me nje gjilpere.
Nese jeni alergjik ndaj alergjenit, zona do te skuqet, kruhet dhe irritohet ne 15 deri ne 30 minuta. .
Testi I alergjise ne lekure eshte nje menyre e sigurt dhe efektive per te percaktuar se cilet alergjene po shkaktojne simptomat tuaja.
KUSH ESHTE TRAJTIMI I DUHUR PER RINITIN ALERGJIK?
Disa ilaçe kunder alergjive mund te permiresojne simptomat dhe t’ju ndihmojne te keni nje jete me cilesore. Keto trajtime vijne ne shume forma, duke perfshire lengje, pilule(kokrra), pika per syte, sprej per hundet dhe injeksione.
Medikamente te tjera jane:
- Antihistaminet
Medikamentet antihistamine jane ne dispozicion me recete ose pa recete. Ato funksionojne duke bllokuar histaminën qe trupi leshon gjate nje reagimi alergjik. Antihistaminet vijne ne formen e pilulave, lengjeve, pikave te syve, sprajeve per hunde dhe inhalatorëve.
Ato përfshijnë:
- Loratadine (Claritin®).
- Cetirizine (Zyrtec®).
- Fexofenadine (Allegra®).
- Levocetirizina (Xyzal®).
Antihistaminet mund te shkaktojne pergjumje. Shmangni alkoolin kur merrni antihistamine, veçanerisht nese do te ngisni makinen.
- Dekongestantet
Keto ilaçe lehtesojne sekrecionet nga hundet dhe sinuste. Ju mund te merrni dekongestante nga goja (ne forme pilule ose te lengshme) ose te perdorni nje spray nazal. Ato perfshijne:
- Afrin® spray hundësh.
- Spraj hundësh fenilefrinë (Neo-Synephrine®).
- Pseudoefedrinë (Sudafed®).
Dekongestantet mund te rrisin presionin e gjakut dhe te shkaktojne dhimbje koke, probleme me gjumin dhe nervozizem. Dekongestantet e hundes mund te krijojne varesi nese perdoren me shume se pese dite.
- Shpelarja e hundes kortikosteroide
Keto spraj dhe inhalatorë reduktojne inflamacionin dhe lehtesojne simptomat e rinitit alergjik. Sperkatesit me te zakonshëm te hundës jane :
- Flonase®
- Nasacort®
- Rhinocort®.
- Frenuesit e leukotrienit.
Gjate nje reaksioni alergjik, trupi leshon leukotriene, histamina dhe kimikate te tjera qe shkaktojne inflamacion dhe simptoma te rinitit alergjik. - Imunoterapia
Ky trajtim funksionon duke ndihmuar trupin tuaj te mesoje te tolerojë alergenet. Mjekja ju jep nje sere injeksionesh (injeksione ndaj alergjive) me nje sasi te vogel të alergjenit. Sa here qe merrni nje vaksine, mjeku rrit sasine e alergjenit. Me kalimin e kohes, sistemi juaj imunitar zhvillon imunitet ndaj alergjenit dhe ndalon fillimin e reagimit ndaj tij.
REFERENCAT
- Brożek, J. L., Bousquet, J., Baena-Cagnani, C. E., Bonini, S., Canonica, G. W., Casale, T. B., … & Zuberbier, T. (2010). Allergic Rhinitis and its Impact on Asthma (ARIA) guidelines: 2010 revision. Journal of Allergy and Clinical Immunology, 126(3), 466-476.
- Bousquet, J., Khaltaev, N., Cruz, A. A., Denburg, J., Fokkens, W. J., Togias, A., … & Zuberbier, T. (2008). Allergic Rhinitis and its Impact on Asthma (ARIA) 2008 update (in collaboration with the World Health Organization, GA2LEN and AllerGen). Allergy, 63(S86), 8-160.
- Scadding, G. K., Durham, S. R., Mirakian, R., Jones, N. S., Leech, S. C., Farooque, S., … & Powell, R. J. (2008). BSACI guidelines for the management of allergic and non-allergic rhinitis. Clinical & Experimental Allergy, 38(1), 19-42.
- Meltzer, E. O., Hamilos, D. L., Hadley, J. A., Lanza, D. C., Marple, B. F., Nicklas, R. A., … & Schubert, M. S. (2004). Rhinosinusitis: Establishing definitions for clinical research and patient care. Journal of Allergy and Clinical Immunology, 114(6), 155-212.