Vonese ne perioda pas Abortit
Pershendetje!
Uroj te jeni mire! Per momentin nuk banoj ne Shqipri dhe mjekesia ketu ku jetoj une nuk eshte si ne Shqiperi.
Une pata nje abort te padeshiruar para 5 javeve dhe akoma nuk me kane ardhur periodat.
Sot pata dy pika te kuqe psh( . .)Si Keto pikat.
A eshte shqetsuese kjo?
Edhe Pse mjeket me thonin ke abortuar nuk e besoja pasi ndihesha sikur nuk kam
abortuar. Madje ndjeja sikur dicka me levizte ne fund te barkut?
Theksoj qe kam abortuar javen e 7+ 5dite te shtatzanise. Kam patur gjakderdhje per 7 dite.
Pyetja ime eshte se a ekziston mundesia qe mos te kesh deshtuar?
A duhet te kem nje pastrim te metejshem?A duhet te bej nje eko tjeter per te shikuar nese jam pastruar apo jo, pasi keta ketu thone nuk ke nevoje e qe te shikohesh ( theksoj qe ne fund shum poshte barkut kam pas nje dhimbje konstante ashtu sic e kisha ne shtatzani?)
Pas sa kohesh vijne periodat e para?
Kur eshte momenti ideal per te nisur nje bebe tjeter?
Ne padurim per pergjigjet e juaja!
Shume faleminderit per kohen tuaj…
Answer ( 1 )
Pershendetje,
Me vjen keq te degjoj per abortin spontan qe keni kaluar. Ne pergjithsi nuk ka nevoje per pastrim nese keni qene ne javen e 7 te shtatzanise, pasi fetusi eshte shume shume i vogel dhe ka dale si cope gjaku kur keni patur hemoragjine qe ju zgjati 7 dite.
Per merakun tuaj mund te beni nje rikontroll gjinekologjik dhe me eko pas 1 muaji pas abortit.
Per sa i perket periodave pas abortit, zakonisht vijne pas 21 – 28 dite pas abortit, por ka gra qe u vijne edhe me vone. Kjo pasi aborti njihet si gjendje lindje nga trupi, i cili ben reagimin e vet me ndryshimet hormonale duke u reflektuar te periodat.
Dhimbja qe keni ne fund te barkut eshte prej kontraksioneve (tkurrjeve) te mitres. Te tilla kontraksione kane qene edhe para abortit si kembane alarmi qe dicka nuk po shkon mire. Te pakten ta keni parasysh per heren tjeter.
Koha ideale per te ngelur shtatzane pas abortit eshte pas 40 diteve (te lehonise) apo pas 2 muaj pas abortit.
Megjithate, grate mund te ngelin shtatzane qe ne diten e 10 pas shtatzanise. E mira eshte te prisni te pakten 40 dite qe mitra te veterregullohet per te pritur fetusin e ri.
Ne rastin tuaj, duhet te gjejme shkakun e abortit:
E kuptoj qe praktika e mjekeve kolege jashte Shqiperise eshte te fillojne testimet vetem pasi gruaja aborton deri ne 5 here pasi quhen normale.
Ama, ne si popull jemi pak me te ndjeshem ne kete situate dhe duke patur parasysh perkatesine etnike, ne i fillojme testimet qe ne abortin e pare.
Praktika ime personale me paciente si ju jashte vendit, eshte qe pas keshillimeve e kembenguljes nga ana jone dhe pacientes, ne fund te dites kane rezultuar anemi te lindura apo probleme me mpiksjen e gjakut qe ne shumicen e rasteve kane cuar ne aborte spontane te pacienteve.
Pas mjekimeve dhe kujdesit te duhur, pacientet kane ngelur serish shtatzane dhe kane gezuar femijet e tyre.
Jua rekomandoj t’i diskutoni me gjinekologun tuaj aty qofte edhe privatisht.
Shpresoj t’ju jem pergjigjur pyetjes suaj.
Me shkruani nese do keni ndonje shqetesim tjeter.