Vonese ne ciklin menstrual

Question

Pershendetje,

Deshta me be nje pyetje : une provoj qe nje vit te mbes shtatzane dhe ciklin mujor e kam pas gjithmone me rregull. Vetem ne muajin dhjetor kam pas vonese 5 dit, ne janar 1 dite vonese, kurse ne shkurt 3 dit para kohe.

Cfare do te thote kjo ?!

Answer ( 1 )

    0
    2023-04-23T19:52:46+00:00

    Pershendetje,

    Keto ndryshime te ciklit jane normale per nje femer sidomos kur tenton te ngele shtatzane. Trupi pergatitet per te pritur shtatzanine.

    Per mua, nese nuk keni ngelur shtatzane prej 1 viti, filloni te beni vizita te mjeku gjinekolog:

    • ju per te pare vezoret e mitren
    • bashkeshorti per te vleresuar sasine e cilesine e spermatozoideve

    ne menyre qe te perjashtoni apo te kuroni ne kohe cfaredo lloj patologjie.

    Mundohuni te mos e merrni me stres, pasi ai eshte armiku kryesor i te mos ngelurit shtatzane.

    Shpresoj qe Zoti t’jua degjoje lutjen se shpejti.

Leave an answer