Vonesa ne Menstruacione
Pershendetje
Jam nje vajze 19 vjece kam pasur disa here probleme me vonesen e menstruacioneve brenda ketij viti here kam pasur te rregullta dhe shume here jane vonuar.
Cfare duhet te bej ne kete rast? Kam perdorur Edhe utrogestan te rekomanduar Nga mjeku gjinekolog?
Answer ( 1 )
Pershendetje,
Mosha juaj 19 vjec eshte mjaft e re per te konsideruar probleme. Kjo sidomos ne varesi se kur mund te kene filluar mestruacionet e para. Duhet pak kohe qe nga periodat e para qe te krijohet nje pjekuri e vezoreve per te patur nje cikel te rregullt.
Nje faktor tjeter qe ndikon eshte edhe menyra e ushqyerjes, nese jeni apo jo mbipeshe, jeta sedentare (pa shume levizje fizike) dhe stresi, te gjitha ndikojne ne crregullimet e mestruacioneve.
Nese mjeku juaj gjinekolog ju ka rekomanduar utregestan, atehere duhet ta perdorni sipas rekomandimeve te tij.
Gjithesesi eshte shume e rendesishme nese edhe faktoret me lart te jene permiresuar.
Do ju kerkoja pergjigjet e analizave qe keni kryer deri tani, duke perfshire dhe funksionin e gjendres tiroide dhe ndonje ekzaminim imazherik apo eko qe keni kryer deri tani.
Ne pritje te analizave dhe informacioneve te sipercituara.