Vizitat e kontrollet gjate shtatzanise
Pershendetje!
Jam në javen e 10 te shtatzanise dhe kam kryer vetem nje eko per konfirmim shtatzanie ne javen e 6 ,aktualisht jam duke mare preganancy care vitabiotic orignal ,nuk kAm kryer asnjr kontroll apo analiz ,si duhet re procedoj,jam 30 vjec
Answer ( 1 )
Pershendetje,
E mira te beni nje eko tjeter javen e 12 per te vleresuar bebin dhe zemren e tij, vleresohet NT dhe Bi-test.
Pastaj ekoja e radhes midis javes se 16 – 17 per te percaktuar gjinine (nese ju e deshironi). Diku midis javes se 18 e 23 do ju lihet takim per ekon morfologjike te fetusit. Nese deshironi mund te beni nje eko 3D midis javes se 24 – 34, edhe po nuk e bete, nuk ka ndonje problem.
Eko Doppler do ju caktohet midis javes se 30 – 34, dhe pastaj nje eko e fundit nga java e 37 – 38.
Plus, ju duhet te beni dhe analizat e gjakut ne tremujorin e 1 :
Ne tremujorin e 2, analizat jane si me poshte (java 24 – 28):
Ne tremujorin e 3, do ju kerkohen serish gjak komplet me formule, urine komplet, plus do ju shtohen:
Vizitat duhet t’i kryeni te konsultori i gruas cdo 4 jave deri ne javen e 28 te shtatzanise, pastaj cdo 3 jave deri ne javen e 36, dhe nga java 36 deri ne lindje cdo jave ndoshta gjinekologu do ju kerkoje dhe me dite.
Nderkohe gjate gjithe vizitave, do ju matet tensioni i gjakut, ritmi i zemres, behen matjet e peshes, perimetrit te barkut, matjet pelvike te nenes.
Shpresoj t’ju kem ndihmuar. Me shkruani nese do keni ndonje shqetesim tjeter.