Answer ( 1 )

    0
    2024-03-04T21:11:45+00:00

    Pershendetje,

    Ne pergjithesi, madhesia e vezores se majte nuk duhet te jete nje problem per te ngelur shtatzene. Shumica e femrave kane nje ndryshim te lehte ne madhesine e vezores midis aneve te majte dhe te djathte para, gjate dhe pas shtatzanise, dhe kjo zakonisht nuk ndikon ne aftesine per te ngelur shtatzane.

    Megjithate, ka disa raste kur ndryshimi ne madhesine e vezores mund te lidhet me probleme te tjera shendetsore qe mund te ndikojne ne aftesine per te ngelur shtatzane. Keto perfshijne infeksione, inflamacione, ose anormalitete te tjera anatomike te femres.

    Ne keto raste, eshte e rendesishme te beni nje konsulte fizike me mjekun gjinekolog pasi nevojitet nje trajtim i duhur i situates se vecante.

    Ka disa faktore qe mund te shkaktojne qe vezorja e majte te jete me e madhe se ajo e djathte ne rastet gjate shtatzanise edhe pse jo shqetesues.

    Disa faktore qe mund te ndikojne ne madhesine e ndryshuar te vezores se majte jane:

    1. Anatomia individuale: ne disa raste, njera vezore mund te jete normalisht me e madhe se tjetra, edhe perpara se pacientja te futet ne shtatzani. E kjo nuk shkakton ndonje problem ne rast se edhe ndryshime hormonale jane mese normale.
    2. Pergjigjet e trupit kundrejt hormoneve si estrogjen apo progesteron,  sidomos kur femra eshte futur ne shtatzani. Keto ndryshime mund te shkaktojne qe njera vezore te jete me e madhe se tjetra.
    3. Infeksionet sidomos kur preken vezore jane inflamacion dhe rritjen e njeres vezore me shume se tjetra. Mjekimi i duhur i infeksionit mund te ndihmoje ne normalizimin e madhesise se vezores.

    Gjithesesi, sido qe te jete situata, ju duhet te kryeni kontrolle te here pas hershme me mjekun gjinekolog per te vleresuar ndryshimet e madhesise se vezores se majte me kalimin e kohes, te vleresohet pergjigja ndaj mjekimit te rekomanduar nga gjinekologu juaj.

    Se fundmi, kur njera vezore eshte me e madhe se tjetra, 2 jane situatat qe duhen ndare:

    1. nese kjo eshte normalisht e zmadhuar
    2. apo ka ndonje problem tjeter (si sipercituar)

    Shpresoj t’ju jem pergjigjur pyetjes suaj. Me shkruani nese do keni ndonje shqetesim tjeter.

Leave an answer