Vajza 18 muajshe po ecen po rrezohet shume
Question
kam vajzen 18 muajshe dhe sapo ka filluar te ec, problmei esht se po rrezihet shum dhe vetem ne kok, ho prej ndonje lartesie po duke ecur vet, duke e mbajt petdore. Ky problem po me jep shqetesime te medha, perse nuk po mundet vajza te eci si duhet, kto lendimet e shpeshta te kokes sa jan te rrezikshme?ju lutem me shruani
Answer ( 1 )
Pershendetje nene e dashur !
Se pari uroj qe kjo periudhe kalimtare per femijen tuaj te jete sa me e lehte per ju. Merrini me qetesi përpjekjet e femijes tuaj qe tja dalë mbanë i vetëm dhe ju te ndiheni krenarë për të.
Shumica e fëmijëve zakonisht i hedhin hapat e tyre të parë kur janë 9 apo 12 muajsh, ndërkohë që për të ecur mirë duhet të arrijnë në muajin e 14- 15, por ka raste të veçanta kur fëmija nuk ecën deri në muajin e 16- 17- të.
Sipas mjekëve prindërit duhet të vënë alarmin kur femija hyn në muajin e 18- të dhe ende nuk arrin të ecë, te hedh asnje hap. Ky është momenti ku një kontroll me mjekun specialist është i domosdoshëm.
Ne rastin e femijes tuaj, ai e ka kaluar pragun e moshes kufi sepse ka nisur ti hedh hapat e para. Duhet vetem durim dhe mbeshtetje nga ana juaj si prind. Disa bebe janë më të kujdesshme dhe duan vetëm të ndërmarrin një hap kur janë të sigurtë që nuk do të bien, e të tjerë janë guximtarë dhe e hedhin direkt pa marrë parasysh pasojën.
Një gjë është e sigurtë: I vogli juaj eventualisht do mësoj të ecë por në kohën e tyre , jo tënden. Sigurisht që ka mënyra sesi ti mund ta ndihmosh por në vënd që të përqëndrohesh te finishi vlerëso të gjithë përpjekjet gjatë rrugës.
Jepi një lodër të cilën mund ta shtyjë. Një karrocë të vogël, një lodër shtyse çdo gjë që ajo mund të mbahet dhe të shtyjë vet. Do ti jap mbështetjen që ka nevojë dhe do e detyrojë të përdorë këmbët dhe të mësoj mbi balancën. Ndihmoje duke vendosur gjatë rrugës së saj mobilje apo gjëra të cilën mund të mbahet. Ju gjithashtu mund ta inkurajoni duke ecur ngjitur me të duke i mbajtur dorën për balancë.
Shpresoj tju kem ndihmuar me pergjigjen. Per cdo pyetje tjeter mund te me shkruani serish.
Dr.ILDA LAMCE , Mjeke Familje.