Vajza 10 vjece i zgjati cikli menstrual shume gjate
Pershendetje!
Ne dhjetor te 2023 vajza beri 10 vjec dhe cikli i erdhi per here te pare ne nentor te 2023. Pati nja dy muaj qe i vinin nje muaj po nje muaj jo. Tani ka dy muaj i vin rregullisht cdo 28 dite. I mbanin 6 dite. Kete muaj i erdhen perser 28 dite por po i mbajne gjate sot eshte dita e 9 dhe nuk eshte se i bien pak por i bien si normalisht si vin diten e 3 apo te 4.
A eshte shqetesuese qe e mbajten kaq gjate se jam ne merak.
Faleminderit!
Answer ( 1 )
Pershendetje,
Shpresoj qe vajzes i eshte rregulluar cikli menstrual. Ne fakt per moshen e saj te vogel, akoma nuk eshte arritur pjekuria e vezoreve dhe mitres per te patur nje cikel te rregullt pa probleme.
Zgjatja e ciklit deri ne 10 dite quhet normale. Kjo varion nga muaji ne muaji per shume faktore duke perfshire ndryshimet hormonale, te ushqyerit, ndonje semundje qe kalon, etj.
E rendesishme te vezhgoni si do e kete ciklin ne 3 muajt pasardhes. Nese vazhdon zgjatja e njejte per keta tre muaj, atehere i beni nje analize gjak komplet per te vleresuar anemine dhe testimin per tiroiden (TSH/T3).
Nese jane ne rregull, atehere vajza eshte akoma e papjekur, dhe do kete te tilla ndryshime nga nje muaj ne tjetrin.
Duke ju uruar gjithe te mirat.