Ushqimet per te shmangur Hemorroidet

Question

Pershendetje i nderuar doktorr!

Isha i interesuar qe te ja u parashtroj nje pyetje rreth problemeve me hemorroide(majasil).Jan perdorur disa kremra nga mjek popullor per parandalimin e ketij problemi por nuk ka ndonje zgjidhje. Deshta te di se cilat jane ushqimet qe duhen shmangur per lehtesimin e ketij problemi dhe ndonje mjekim tjeter per te gjetur zgjidhje.

Faleminderit!

Answer ( 1 )

    0
    2019-12-03T19:25:46+00:00

    Pershendetje

    Eshte e vertete se perdorimi I disa ushqimeve, ilaceve dhe pijeve shkaktojne perkeqesim te hemorroideve. Kjo ngaqe ato pengojne funksionin normal te zorres Duke e ngadalesuar e shkaktuar konstipacion (kapsllek).

    Ne zbrazjen e radhes, ajo do te hase veshtiresi, mukoza e zorres do te lacerohet, DHE enet e gjakut do te zgjerohen Duke dhene gjakrrjedhje.

    Ushqimet qe ne rekomandojme ti evitoni Jane:
    – brumerat ose dritherat e bere me miell te rafinuar/ perpunuar (ose mielli teresisht I bardhe)
    – produktet e bulmetit sidomos djathi e kosi yne. Kurse per qumeshtin duhet ta vleresoni vete pasi ka njerez qe kane diarrhea kur e perdorin
    – ushqimet me teprice kripe si turshite
    – te skuqurat
    – kafeja/ alkooli
    – frutat Jo te pjekura mire, e sidomos bananja e hurmat.

    Pastaj ne pergjithsi ne keshillojme qe pacienti te shohe cili ushqim I Ben mire e cili ia ngacmon hemorrhoidet.

    Shpresoj tju jem pergjigjur pyetjes suaj. Me shkruani nese keni ndonje pyetje tjeter.
    Gjithe te mirat.

Leave an answer