Ultrasound-nuk degjohen rrahjet e bebit shoqeruar me rrjedhje te vogla gjaku
Pershendetje !
Jetoj jashte, jam shtatezene 6 javeshe . Kam 2 dite Qe kam rrjedhje te vogla gjaku ne ngjyre si Roze dhe dhimbje ne fund te barkut. Shkova ne spital dhe bera nje ekografi vaginale . Shtatezania ishte brenda , por nuk degjoheshin rrahjet e zemres.
Cfare me sugjeron te bej ? Kam nje tjeter kontroll pas 2 javesh . Jam shume ne merak, doktoresha ketu me tha vetem qe shtatezania mund te dale .
Answer ( 1 )
Pershendetje,
E kuptoj shqetesimin tuaj, por me pare duhet te qetesoheni. Kini parasysh se cdo situate stresi qe perjetoni do ta perjetoje edhe bebi juaj per keq.
Ne lidhje me shtatzanine, nese jeni 6 javeshe, jeni akoma e vogel per te vleresuar shtatzanine. Eshte e drejte te behet rikontroll pas 2 javesh per te pare nese fetusi do te zhvillohet apo jo. Per momentin, asnje nderhyrje apo asgje te sakte nuk mund t’ju thuhet.
Ne lidhje me njollat e gjakut, ato jane pak shqetesuese, por prape, ka gra te cilat here pas here kane rrjedhje gjaku gjate gjithe shtatzanise se tyre. Keshtu qe do ju sugjeroja te prisnit. Nderkohe lusni Zotin qe cdo gje te shkoje mire per bebin dhe per ju.
Gjeja me e mire eshte te prisni ne qetesi, te luteni dhe te mos sforcoheni shume keto dite derisa te mbushen 2 javet per rikontroll.
Gjithe te mirat.