Trajtimi i warts ne gisht
Pershendetje
Para rreth 3 viteve mu shfaq ne pjesen e gishtit warts(nuk e di termin e sakt ne shqip) dhe ne momentine pare mendova se ishte nje gjemb qe me ishte futur ne lekure ndaj tentova ta hiqja disa here.Kjo beri qe te acarohej zona perreth dhe ka disa muaj qe eshte inflamiar dhe ka ngel si plage qe nuk mbyllet.Kam.lexuar qe mund te trajtohen me acid salicilik ,apo ndoshta ne fazen ku jam eshte patjeter e nevojshme trajtimi me specifik nga nje dermatolog.
Ju faleminderit!
Answers ( 3 )
Pershendetje,
Ju lutem te me dergoni nje foto te kesaj plages suaj per ta vleresuar gjendjen e plages vete. Por te lutem, mundohu te besh nje foto te qarte qe te vleresoj edhe buzet e plages dhe teresine e saj.
Ne pritje..
Attachment
Pershendetje,
Nga foto qe keni derguar, formacioni ne gishtin tuaj duket qe e keni trajtuar me ndonje krem me pare e ka ngelur ashtu. Ne fakt, nga pamja duket jo si warts por si kallo e trajtuar me pare.
Per mua, te ajo pjesa e forte ne mes te vendosni Alpino anticallus solution (leng), vetem te pjesa e forte (ne darke). Lereni te thahet. Dhe pastaj perdorni 2 here ne dite krem Dermafil, kurse gjate gjithe dites aloe vera gel.
Duke ju uruar sherim te shpejte.