Thimbje e kembes
Pershendetje un quhem Edlira ,jam tmeresisht e shqetsuar per mamin Tim, ajo ka thimbje te kembes se majte qe nga gjuri dhe poshte jo thimbje kycesh apo muskuli , duhet te theksoj ajo ka variche , por kjo dhimbje ka kohe te Gjat qe vazhdon, ajo eshte nr moshen 61 vjec dhe ftoht vetem ne ate pjes te kembes ,dhimbje ndjen vetem kur eshte be levizje ,ju lutem cfare me sygjeroni ?
Answer ( 1 )
Pershendetje,
Dhimbja si therje e kembes nga gjuri e poshte dhe ndjesia e te ftohtit jane prej variceve te kembeve.
Kjo sepse gjaku eshte pellgezuar dhe nuk qarkullon mire. Pas metabolizmit te qelizave prodhohen disa substanca te cilat duhet te pastrohen nga gjaku. Por nese gjaku nuk qarkullon mire, ju mund ta imagjinoni vete qe keto substanca do te mbeten aty, dhe do te shkaktojne shqetesime si ato qe ka nena juaj.
Zgjidhja e perhershme eshte konsulte me angiologun, echo Doppler te eneve te gjakut periferike qe te vleresohet ne ka bllokim (thromb) apo valvulat nuk funksionojne mire. Kjo do te ndihmoje ne vendosjen e diagnozes dhe percaktimin e trajtimit.
Per momentin, do ju keshilloja:
– marrjen e Tecosmina 1 x1 ne dite
– lyerje lokale me ESI Erbaven gel
deri ne konsulten me angiologun.
Gjithe te mirat. Me shkruani nese do keni ndonje shqetesim tjeter.