Teshtima dhe kruajtje te hundes.
Pershendetje ,
Uroj te jeni mire, Un jam 24 vjec dhe kam rreth 1 muaj e pak qe kam nje si tip alergjie ne lidhje me hunden.Sapo e prek nga jashte me jep direkt teshtima 2-3-4 here , dhe kur zgjohem ne mengjes apo her pas here gjate dites i kam si kore si dicka qe me bezdis. Tani me eshte perseritur dhe me shume, kam provuar ti bej me uj me kripe nga ato spray por asgje nuk shikoj ndonje si permirsim.Ndonjehere kur shfryj hundet me dalin me ca si copeza gjaku , jo tamam gjak por si copza gjaku. Nuk e di por doja nje keshille apo nje zgjidhje nga ju .
Ju faleminderit 🙂
Answer ( 1 )
Pershendetje,
Duket se shqetesimet jane te tipit te alergjise per ju, sidomos tani qe fillojne te celin lulet.
Do ju rekomandoja si me poshte:
– higjene te hundes, shpelarje me uje te ngrohte e kripe ne mengjes e darke
– perdorimi i spray Sinusol ne mengjes dhe darke
– perdorimi i Kremit Bepanthen ne zonen perreth hundes
– perdorni aloe vera (ate qullin brenda saj) direkt ne lekuren perqark hundes disa here ne dite.
Bejeni per 2 jave e me jepni nje pergjigje per rezultatin.
Gjithe te mirat.
Dr.Albana