Temperature 37-2 gjat gjith kohes?
Pasi kalova nje ftohje u kurova me antibiotik per 7 dit
Kisha nje koll shum te forte per me shum se 3 jave kam perdorur ilaqe kundra kollit
Tani momentalisht
Kam nje shqetsim te pjesa syve dhe e ballit nje tempratur konstante 37,2 gjat gjith kohes
Answer ( 1 )
Përshëndetje
Nga ajo që më tregoni, duket që ke i kaluar ftohje goxha të rende.
Kjo kolla e rëndë mund të ketë qenë e lidhur me ftohjen apo ndoshta një dyshim për kollë të mirë. Mund të bëni analizat IgM e IgG per kollën e mire per ta vërtetuar këtë
Temperatura 37.2 është pothuajse normale pasi keni kaluar një ftohje të tille të rëndë.
Do ju duhet pak kohë që të kalojë trupi në gjendje normale.
Me thoni për një shqetësim në pjesën e syve apo të ballit. Nëse keni patur bllokim të hundëve, ndoshta keni kaluar dhe sinuzit që ju ka lënë me këto shqetësime.
Më tregoni ndonjë analizë apo medikamente që keni përdorur deri tani përveç antibiotikut.
Në pritje të informacioneve të siperkerkuara.