Te perzierat te lehta cdo dite me fryerje barku

Question

Pershendetje,

Kam te perziera te lehta cdo dite me shum ne mengjes, kam fryerje barku. Data e fundit kur kam kryer marredhenie me bashkeshortin ka qene 13 mars.

Kam bere dy teste njeri pozitiv tjetri negativ dhe me kan ardhur dy her mestruacionet. Cfare mund te kem me ndihmoni ju lutem?

Answer ( 1 )

    0
    2024-06-01T17:24:53+00:00

    Pershendetje,

    Meqenese qe nga data 13 Mars kur keni kryer marredhenie me bashkeshortin deri tani ju kane ardhur periodat dy here, atehere te perzierat qe ndjeni nuk jane te lidhura me shtatzanine.

    Per mua, do keni probleme me stomakun (ndonje gastrit) apo me temthin.

    E mira eshte te beni disa analiza:

    • gjak komplet me formule
    • urine komplet
    • H.pylori ne fece
    • fece parazit e candida
    • provat e heparit
    • Bilirubinemia totale/direkte/indirekte
    • azotemi/kreatinemi
    • glicemia esell

    E mira t’i beni esell keto analiza. Plus ju duhet dhe nje eko abdominale dhe e aparatit uro-genital esell per te vleresuar temthin dhe organet e tjera perfshire ato genitale si uterusin dhe ovaret.

    Ne momentin qe keni pergjigjet mund te m’i dergoni me foto per nje opinion te dyte.

    Nese jeni ne zonen e Tiranes, rezervoni analizat dhe ekon tuaj ne nr. e tel. 0698008006

    Duke ju uruar sherim te shpejte.

Leave an answer