Suplementet gjate gjidhenies
Pershendetje
Jam nje nene e re dhe prej 1 viti jam me gjidhenie. Desha te ju pyes se cfare suplemente me keshilloni qe te marr gjate kesaj periudhe. Kam lexuar se keshillohet te merren acide DHA. Nese ka mundesi te me tregoni se cfare jene dhe ndonje keshille ose llon specifik.
Shume falemiderit.
Pune te mbare.
Answer ( 1 )
Pershendetje,
Gjidhenia eshte nje proces natyral qe nuk kerkon shume pergatitje. Ne te vertete, ajo qe keshillojme ne eshte qe nena fillimisht te jete e pergatitur psikologjikisht. Pra, nese nena eshte e qete, edhe bebi do pije me mire, me shume dhe nxitet zhvillimi i shendetshem i tij.
Nese nena eshte e shqetesuar, atehere ky shqetesim apo stres i transmetohet dhe bebit, i cili do shfaqe shenja grindjeje, nuk do pije mire dhe jo ne sasine e duhur.
Kjo eshte me e rendesishmja. Ndersa per sa i perket ushqimit, qumeshti i nenes do te marre te gjitha elementet e nevojshme nga rezervat e trupit te nenes. Nese ushqyerja dhe stili i jetes se nenes eshte i shendetshem, edhe sasia e cilesia e qumeshtit do jete shume e mire.
Pra, kryesorja eshte ushqimi qe perdor nena dhe stili i jetes se saj, normalisht dhe higjena e gjirit dhe higjena e nenes.
Acide DHA (Docosahexaenoic acid) eshte nje lloj acidi yndyror i tipit omega-3, i cili eshte shume i rendesishem per zhvillimin e trurit. Ai gjendet ne sasi te konsiderueshme ne gjirin e nenes. Ushqimet e pasura me DHA jane ato me permbajtje peshku sidomos peshqit e dhjamur si salmoni, tuna, sardelet, etj.. Ndersa edhe algat e detit jane gjithashtu shume te pasura me DHA, si dhe arroret si arrat, lini, farat Chia, etj. Vajrat bimore si ato te kanoles, sojes, e linit jane gjithashtu te pasura me DHA.
Nese nena nuk arrin te marre nga ushqimet te gjitha elementet qe nevojiten, atehere ne i rekomandojme vitamina apo suplemente shtese. Ama kini parasysh, se te gjitha do te ndikojne ne shijen e qumeshtit, te cilen do ta ndjeje bebi. Pra, ndoshta nese merrni ju suplemente shtese, do te ndryshojne shijen e qumeshtit e bebi ndoshta nuk do e pelqeje. Pra do ju rekomandoja te vezhgonit mire reagimet e bebit ndaj qumeshtit.
Per sa i perket suplementeve gjate gjidhenies, ne treg ka nje larmi suplementesh ne qarkullim. Per mua, mund t’i perdorni per sa kohe e shihni qe nuk arrini te merrni ushqimet e duhura ne perditshmerine tuaj.
Gjithe te mirat. Me shkruani nese do keni ndonje shqetesim tjeter.