Strisha vaginale

Question

Pershendetje,duke ju falenderuar per pergjigjen e pyetjes se meparshme doja te dija dhe diçka tjeter.Nga strisha vaginale me dalin rezultatet e meposhtme.Duke qene se personi me te cilin shoqerohem pasi kishte bere nje tampon i kishin dal te pranishem stafilococus aureus dhe enterococus faecalis ,nuk e di nese e ke marre nga mua,kemi patur vtm prekje,puthje jo marredhenie seksuale,nuk e di nese eshte mjaftueshem vetem strisha vaginale apo me duhet te bej dhe tamponin vaginal per te ditur me shume?Te laboratori me thane qe nuk eshte e nevojshme pasi nuk te dalin infeksione,por edhe personit qe permenda me analizen e urines nk i dilte gje,vetem tamponi i tregoi pranine e dy baktereve pasi kishte shqetesime ne urinim,nderkohe une nk kam probleme.Ju falenderoj


Attachment

Answers ( 2 )

    2
    2020-12-03T10:58:45+00:00

    Pershendetje,

    Strisho vaginale e juaja ishte normale, pa elemente shqetesuese apo qe te na tregonin qe duhen bere analiza te tjera.

    Nese do keni shqetesime, atehere mi tregoni per t’ju sugjeruar cfare duhet te beni.

    Nese partneri juaj ka bere spermokulture apo urokulture, dhe i kane dale keto mikroorganizma, atehere ai duhet te mjekohet per keto. Jo domosdosmerisht ju do te infektoheni nese nuk keni kontakte seksuale. Vetem po bete marredhenie orale, mund te keni mundesi infeksione te gojes, por jo vaginale.

    Keshtu qe per momentin, nuk shoh te merrni mjekim apo te beni analiza te tjera. Vetem partneri juaj te mjekohet. Gjithsesi mikroorganizmat qe i kane dale ne kulture nuk jane shume serioze, por kane nevoje per mjekim.

    Nese keni merakun e infeksioneve seksualisht te transmetueshme, atehere ai eshte diskutim me vete, kerkohen analiza te tjera.

    Gjithe te mirat. Me shkruani nese do keni ndonje shqetesim tjeter.

    Best answer
    • Sorry, this is a private answer.

        1
        2020-12-04T12:32:32+00:00

        Pershendetje,

        Mukoza orale ka ngarkese mikroorganizmash, kjo shpjegon djegien ne urinim qe mund te kete patur partneri juaj. Ato mikroorganizma qe i kane dale ne urine :
        – enterococcus faecalis zakonisht gjendet ne traktin tretes (zorre). Por mund te gjendet dhe ne goje. Normalisht nuk jep probleme, vetem po qe se mikroorganizmat kalojne ne mukozen e traktit uro-genital.
        – ndersa staphilococcus aereus eshte banor i flores se lekures, por shume pathogen. Zakonisht ky shkakton infeksione uro-genitale te meshkujt. Dhe eshte pak i veshtire per tu trajtuar.

        Ndoshta partneri i ka patur dhe me pare, por asgje smund te themi me siguri.

        Le te mjekohet rregullisht. Zakonisht meshkujt qe s’jane bere synet kane te tilla infeksione, te tjeret (ata qe jane bere synet) kane me rralle.
        Duhet vleresuar dhe gjendja e prostates.

        Gjithe te mirat. Me shkruani nese keni dhe ndonje shqetesim tjeter.

  1. Sorry, this is a private answer.

      1
      2020-12-07T10:33:48+00:00

      Pershendetje,

      E vetmja gje qe ju rekomandoj eshte te evitoni kontaktin oral, dhe ne rast se nuk e evitoni, duhet te mbani masa higjene (larje te gojes dhe te organit genital para dhe pas kontaktit).

      Gjithe te mirat.

Leave an answer