Stafilokoku areus ne sperm shkakton ere te pakendshme ne urine?

Question

Si Jeni,

Mund te me thoni nese ne sperme del pozitiv infeksioni stafilokoku areus dmth mund te shkaktoji ere te pakendshme ne urine dhe dhimbje ne testikul dhe dhimbje ne fund te  barkut?

Flm

Answer ( 1 )

    0
    2024-01-13T21:46:12+00:00

    Pershendetje,

    Ne pergjithesi, stafilokoku eshte pjese e mikrobiotes normale te lekures ne pjesen genitale, zorreve dhe traktit respirator. Mund te qendroje ne keto organe pa shkaktuar asnje shenje klinike.

    Ne momentin qe paraqiten probleme, dhe mikrobi i izoluar eshte stafilokoku, atehere mjekimi behet nepermjet antibiotikeve sipas antibiogrames.

    Per sa i perket shenjave klinike, po prezenca e stafilokokut ne urine, mund te shkaktoje ere te pakendshme, dhimbje ne fund te barkut dhe dhimbje ne testikujt per shkak te infeksionit qe shkakton.

    Por ama, duhet te dini se porta hyre ne pjesen uro-genitale eshte nepermjet lekures apo renies ne kontakt seksual me partnere qe kane infeksion vaginal me stafilokok.

    Duhet  te theksoj se ky nuk transmetohet nepermjet kontaktit seksual pra nuk eshte semundje seksualisht e transmetueshem. Por transmetohet nepermjet kontaktit me lekuren e infektuar te partneres.

    Duke ju uruar sherim te shpejte.

Leave an answer