Skuqje ne lekuren e faqeve, nuk duket si akne, cfare mjekimi te marr?

Question

Pershendetje,

Ne lekuren e faqeve te mia jane shfaqur disa skuqje qe nuk duken si akne. Kam perdorur sulfacetimide sodiumi si laresh dhe xhel benzoyl peroxide. Por ato e kane acaruar me shume.

E kam shume problem kete skuqjen pasi nuk po gjej dot zgjidhje. Jam 18 vjece, femer. Diagnostikuar me pare me Rosacea. Nderkohe kam marre dhe mjekim me doxycycline hyclate. 

Faleminderit.

 

Answer ( 1 )

    0
    2019-02-09T16:00:15+00:00

    Pershendetje,

    Nga fotot qe me keni derguar, ato skuqjet e lekures se faqeve duken si Rosacea. Fotot e juaja nuk do publikohen dhe ato do te mbeten anonime. Vetem mjeku qe po ju jep shpjegime do ti shohe, por jo publiku.

    Rosacea eshte nje semundje e shpeshte e lekures e karakterizuar nga tendenca per skuqje te kapilareve te disa paciente me shume se te disa te tjere.

    Mjekimi i saj konsiston ne:
    1. parandalimin acarimit te metejshem. Kjo mund te arrihet duke gjetur faktoret predispozues dhe duke i evituar ata. Disa prej tyre permendim: ushqime te ndryshme? ndryshimet atmosferike sidomos e temperatures se ambjentit? ndonje produkt kozmetike te filluar rishtas?

    2. Gjithmone duhet te vendosni krem kundra diellit me SPF 30 ose dhe me larte

    3. Mos e ferkoni lekuren e faqes

    4. Evitoni irrituesit e lekures

    5. Per te ulur skuqjen mund te perdorni krem me Azealic acid dy here ne dite. Nderkohe gjate gjithe dites mund te perdorni xhel me Aloe vera.

    Shpresoj qe t’ju jem pergjigjur pyetjes suaj. Me shkruani serish nese do te keni ndonje shqetesim tjeter.
    Dr.Albana

    Select as best answer

Leave an answer