Si mund te trajtohet infeksioni i lekures te kemba e nje diabetiku?
Question
Pershendetje,
Mamaja ime eshte 96 vjec. Vuan nga infeksioni i lekures se thembres. Doktori dhe infermierja ne azil me thone qe e ka nga problemet me qarkullimin e gjakut ne kembe.
Ajo ka pesuar nje goditje ne tru dhe nuk i leviz kembet fare. Ajo ka edhe diabet.
Ka marre antibiotik pasi lekura ka filluar te mbaje ere dhe te qullet.
Ata sugjerojne ta heqin me kirurgji por thone qe mund te jete e dhimbshme.
A duhet ta bejne operim? Po nese nuk operohet cfare do te ndodhe?
Faleminderit
Answer ( 1 )
Pershendetje,
Analizova me kujdes te dhenat klinike te nenes suaj dhe me vjen vertet keq per gjendjen shendetsore ne te cilen ajo ndodhet.
Per informimin tuaj, infeksionet e lekures se vdekur ndodhin shume shpesh te kembet e nje diabetiku qe nuk leviz si ne rastin e nenes suaj.
Meqenese, kjo pjese e kembes eshte zbutur dhe ka marre ere, atehere per mua ajo ka nevoje per nderhyrje kirurgjikale. Keshtu qe po duhet ta hiqni me ndihmen e kirurgut.
Mos u merakosni per dhimbjen qe mund te kete nena juaj, mjeket do te administrojne anestezi ose lokale ose gjenerale ne menyre qe ajo te mos ndjeje dhimbje.
Mbajeni mend nese nuk e hiqni ashtu si ju ka keshilluar kirurgu, per fat te keq, ky infeksion mund ti preke kockat dhe do te jete me keq. Mund tu duhet ti heqin kemben. Ose ne rastin me te keq infeksioni kalon ne gjithe trupin dhe ne gjak duke shkaktuar septicemi.
Shpresoj t’ju jem pergjigjur pyetjes suaj. Sherim te shpejte.
Dr.Albana