Si mund te mbetem shtatzane pas 7 muaj nga aborti?

Question

Pershendetje

Si mund te mbetem shtatzane, mbas 7 muaj nga aborti?

Si te bej qe sperma mos derdhet jashte?

Answer ( 1 )

    0
    2023-07-14T09:29:17+00:00

    Pershendetje,

    Aborti nuk perben problem per te mbetur shtatzane, vetem po qe se eshte bere dhe ndonje nderhyrje e vogel kirurgjikale per ndonje pastrim. Ne pergjithsi, grate mund te mbetin shtatzane 10 dite pas abortit.

    Ama, nese probleme me serioze jane prezente, gjinekologu keshillon shtyerjen e planifikimit te shtatzanise edhe pas 6 muajsh apo 1 viti ne varesi te gjendjes.

    Gjeja e pare qe duhet te beni eshte konsulta fizike me gjinekologun tuaj qe t’ju beje disa kontrolle per t’ju lejuar te mendoni per shtatzani tani.

    Pastaj, duhet te bini ne dakordesi me bashkeshortin tuaj. Pra, duhet edhe ai te bashkepunoje me ju per te menduar per shtatzani. Ky bashkepunim do finalizohet me derdhjen e spermes brenda jush e jo jashte.

    Ne fillim, nga forca e zakonit ndoshta mund ta derdhe jashte, por gradualisht duke biseduar e diskutuar bashke do arrini te finalizoni shtatzanine tjeter.

    Mos harroni te merrni te dy acidin folik te tipit Betafol duke filluar nga tani e deri ne muajin  e trete te shtatzanise.

    Gjithe te mirat. Me shkruani nese do keni ndonje shqetesim tjeter.

Leave an answer