Si mund te konstatojme problemin nga shqetesimet dhe sedimenti 45 ne rritje brenda 10 ditesh ?

Question

Pershendetje,

Per arsye te shqetesimeve, babi (88 vjec) ka bere disa analiza se fundmi, analiza ne te cilat kemi konstatuar disa probleme.
Ne analizat e dt 21.02.2023 del nje anemi e shoqeruar me sediment 26 si dhe trashje gjaku.
Nga konsulta me mjekun kardiolog dhe vizitat si dhe mjekun neurolog (per arsye te disa halucinacioneve qe shfaqi se fundmi) u diagnostikua me dementia dhe filloi kurim me risperidone. Per zemren vazhdon si me pare me kurimin me Maxartan, Carvedilol dhe Lorista sipas konsultes me mjeken.

Per trashjen e gjakut beri injeksione me Ivor 3500 per 10 dite dhe pas ketij kurimi u ribene analizat per te pare efektin.
Ne analizat e reja (dt 04.03.2023) shikohen ca permiresime te vogla ne parametrat e gjakut , por anemia vazhdon dhe sedimenti eshte rritur nga 26 ne 45 brenda 10 diteve….
Ai ankohet per dhimbje gjunjsh dhe dobesi trupore. Ka pasur edhe pak kolle dhe gelbaze, dhimbje fyti dhe pak ne gjoks shenja te cilat i ishin shfaqur para se te benim keto 2 analiza gjaku.
Aktualisht nga keto ka vetem pak gelbaze dhe pak kolle aktualisht, shenjat e tjera jo me. Morri thjesht soltux plus per 5 dite dhe shikon vetem pak permiresim nga gelbaza+kolla. Eshte vizituar tek mjekja e lagjes dhe nga vizita (degjim me veshe) nuk rezultoi te kishte probleme me mushkerite. Por vazhdon te kete gelbaze goxha dhe ndoshta mund te kete ndonje mikrob ne gryke. I eshte shtuar dhe etja shume thote.

Ju lutem me udhezoni cfare mund te bejme ne kete situate per te kuptuar pse sedimenti eshte kaq i larte dhe ne rritje kundrejt dhe ankesave qe ai ka…

Me sa kuptoj arsyet mund te jene disa dhe ndoshte te mbivendosura, duke qene se ka dhe pak anemi, dhe dhimbje gjunjsh e trupi, probleme me gjumin…

Cfare me rekomandoni si ne analiza ashtu dhe ne kontrollet qe duhen bere shtese??

Bashkangjitur dhe analizat e bera te dy datave.

Ne pritje te pergjigjes suaj …

Faleminderit shume paraprakisht

Koagulimi 21.02.23 Tiroide Gjak komplet 04.03.2023 Koagulimi 04.03.2023 Ferritin 04.03.2023 Gjaku Komplet 21.02.2023

 

Answers ( 2 )

    0
    2023-03-09T19:10:04+00:00

    Pershendetje,

    Me aq sa pashe, dhe me tregoni, ka shume mundesi qe babai juaj te jete duke kaluar infeksion te fytit meqenese nuk eshte degjuar asgje ne mushkeri me stetoskop dhe ka gelbaze. Per mua ka nevoje per antibiotike sepse neutrofilet ne serine e bardhe te gjakut i ka pak te rritura.

    Nese e vini re analizat e gjakut, pervec anemise ai ka ndryshime edhe ne serine e bardhe (WBC) ne nivele shume te uleta te cilat kane ardhur duke u rritur ne kufirimin me te ulet.

    Meqenese kolla me gelbaze i vazhdon, duhet ti beni nje kontroll te doktori i mushkerive e ti beni nje grafi te pulmoneve sa me pare ne menyre qe te percaktohet mjekimi me i pershtatshem.

    Per mua, ti beni dhe nje fece gjak okult per te kuptuar pse kjo anemi? Nese ka apo jo ndonje vater ku pikon gjak? Plus nje analize te urines komplet e PSA per te vleresuar traktin urinar duke perfshire dhe prostaten.

    Eshte shume e rendesishme gjithashtu ti beni kontrolle te vazhdueshme te mjeku neurolog ne menyre qe te mbani nen kontroll problemet me dementia.

    Shpresoj t’ju kem ndihmuar. Gjithe te mirat.

    0
    2023-03-09T22:13:07+00:00

    Faleminderit e pune te mbare doktoresha 🙏

Leave an answer