Si duhet te veproj – urina e babait me gjak

Question
Pershendetje

kemi kryer disa analiza te babait. Po ja u nis me foto per te me then a ka risk te lart.
Doktori qe e kemi operuar aktualisht nuk ndodhet ketu.
Im ate u ben 4 dite qe urina eshte e kuqe.(me gjak)
Berem dhe nje eko dhe i ka dal nje gur ne pelvisk dicake e till ne veshk e cila na than qe eshte i rezikshem vendi ku eshte guri.
Nderkoh Fibrogjeni i ka dal 612 dicka e till
Do ju isha shum mirenjohese per nje pergjigje.
Ju falenderoj per cdo informacion qe me keni dhen
Fjorentina Halili
Bashkelidhur po ju dergoj dhe analizat e kryera.

Answer ( 1 )

    0
    2023-06-16T11:47:38+00:00

    Pershendetje,

    Hematuria eshte shkaktuar nga levizjet e gurit qe ka ne veshka. Gjithesesi, do nje vleresim te mire nga ana e nefrologut pse jo dhe shtrim ne spital deri ne qetesimin e gjendjes pasi eshte pas operimit.

    Tjeter, nga analiza e gjakut enzimat e melcise kane dale mire, por GGT dhe ALP jane pak te larta. Ndoshta jane nga ilacet qe ka perdorur. Gjithesesi do nje monitorim ne vazhdimesi.

    Nderkohe paneli i protrombines dhe INR jane brenda normes se lejuar pasi ai ndoshta merr dhe hollues te gjakut, dhe keto vlera pranohen.

    Me kete hematuri, do ishte mire te kishte nderprere holluesin e gjakut, por duhet ta diskutoni dhe mjekun qe e ka bere operim. Nese ai nuk eshte, atehere spitali ku e keni bere operim, merr persiper konsulte me mjek tjeter po te te njejtit profil pasi pacienti nuk mund te lihet pa zgjidhje.

    Pra per mua, duhet ta shtroni disa dite babain qe te monitorohet nga ekipi mjekesor deri ne regredimin e hematurise dhe qetesimin e shenjave qe ka pasi ka kryer nje operim tani se fundmi. Levizja apo rreshqitja e gurit shpjegon dhe dhimbjen qe ai ka patur.

    Gjithe te mirat. Me shkruani nese keni ndonje shqetesim tjeter.

Leave an answer