Shtrese e bardhe ne penis
Question
Pershendetje,
Kam rrjepje te lekures se kokes se penisit , kisha viza te bardha qe me pas plasen dhe rropen lekuren. Analizat treguan proteina 30 mg/dl dhe leukocite 8-10/fushe , nuk jam bere synet , si mund te trajtohet ?
Answers ( 4 )
Pershendetje,
Nga ajo qe me tregoni, shenjat duken te lidhura me balanitis. Por kjo proteina ne urine flet dhe per infeksion te veshkave. Normale me keto analiza ju duhet te merrni mjekim me antibiotike. Zakonisht perdoren antibiotike te tipit Neocef 400 mg (1 tb ne dite) per 7 dite shoqeruar me pastruesen e kanaleve te urines te tipit Urimanoza forte 1 bustine tretur ne 1 gote uje ne oren 10 paradite. Per neocef ju nevojitet recete me vule nga mjeku juaj kurues (nuk mund ta japim per momentin dot online), kurse Urimanoza forte mund ta merrni direkt ne farmaci.
Ndersa lokalisht, duhet te mbani higjene te mire te organit, te lani me uje te ngrohte e shampo intimo ose shampo Chicco baby hydrating 0+ ne darke para se te flini. Pas shpelarjes se mire, thajeni mire me nje nape te bute (jo peshqir se ndoshta i keni te ashper) e pastaj ju duhet te vendosni nje krem antibiotiku tipit Fusindac cream lokalisht duke e perhapur mire (jo ta lini si llac). Pasi e keni pare qe e ka thithur lekure, vendosni kremin Mycotreat (clotrimazole cream) lokalisht perseri duke e perhapur mire jo ta lini si llac ne menyre qe ta perthithe lekura.
Vazhdojeni te pakten per 1 jave mjekimin. Pas 1 jave ju duhet te perserisni urine komplet dhe urokulture.
Perdorni te brendshme 100% pambuku.
Dhe ajo qe eshte me e rendesishme te vendosni te beheni synet. Kjo do ju shpetoje njehere e mire nga infeksionet e rrugeve uro-genitale. Duhet ta mendoni seriozisht, pasi edhe veshka po vuan. Vitet ikin, dhe gjendja do rendohet me shume e do jete me e veshtire per t’u mjekuar dhe ne fund te dites aty do perfundoni te synetlleku.
Por jo tani, me pare duhet te mjekoni infeksionin mire, pastaj te beheni synet.
Ju uroj sherim te shpejte. Me shkruani nese do keni ndonje shqetesim tjeter.
kto jan pergjigjet e analizave qe kam bere :
Analizat Biokimike: Trigliceridet 176 mg/di
Pa lezione fokale.
Kolecista me nje formacion te vogel hiperekogen te aderuar ne paret 6.5 mm.
Pankreasi me diameter normal ne nivel te trupit.
Duktuset biliare intra dhe ekstrahepatike nuk jane te dilatuara.
Lieni me volum normal.
Aorta, vena kava inferior dhe vena portale jane normale.
Rent me forme he madhesi normale, diferencim kortiko-medular te ruajtur.
Parenkima me trashesi normale. Te dy renet me vezullime kristalore.
Nuk ka staze.
Vaskularizimi ne sinuset renale eshte i ruajtur.
Vezika urinare e distenduar pjeserisht,me parete edematoze deri ne 8.5 mm.
Pa likid te lire abdominal.
Pershendetje,
Eshte e qarte qe keni infeksion te veshkave dhe kristale, plus dhe vezika urinare eshte goxha e acaruar e ju duhet nje mjekim i mire dhe i gjate. Por ne eko nuk kam pare nese keni apo jo probleme me prostate, nuk e shoh te shkruar gjekundi.
Nese problemet ju vijne nga mosberja synet, ok rregullohen; por nese edhe prostata eshte e acaruar do edhe ajo mjekim. Pra duhet ta vleresoni dhe ate.
Edhe njehere, vazhdoni mjekimin me antibiotike, pastrues te kanaleve te urines e perserisni analizen e urines komplet pas 1 jave.
Ju uroj sherim te shpejte.
Kuptoj , te falenderoj per shpjegimin , kam dhe nje pyetje te fundit , ne analizat qe ju dergova me lart , pervec problemit me aparatin urinar , ka problem te tjera ? Sepse kam vlera te larta te triglicerideve me thane per melci te dhjamosur