Gjakrrjedhje ne Shtatzani
Pershendetje
Kam pasur nje abort spontan para 4 muajve.
Dhe para nje jave bera nje test dhe me doli pozitiv,pata njolla kafe dy dite.Ndersa tash 5 dite kam me shume gjak,bera test dhe sot dhe serish me del pozitiv,jam sh e shqetesuar se mos me ndodh si heren e par.Mbas dy ditesh kam takim dhe spo me durohet deri ate dite.Se kuptoj pse ndodh kjo gje.Jetoj ne Amerike dhe shkova ne urgent care ktu dhe bera kontroll,dhe me tha gjithcka e ke ne rregull mitren vezoret etj.😔
Answers ( 1 )
Pershendetje,
Per mua, nese sasia e gjakut eshte shtuar prej 5 ditesh, te shkoni serish ne urgent care qe te vleresoni situaten. Per fat te keq kaq mund t’ju ndihmojme duke qene se jeni larg ne Amerike. Nese do ishit ketu ne Shqiperi do kishit shkuar direkt te merrnit sherbim e mbase edhe te shtroheshit per monitorim.
Per momentin, shkoni ne urgent care duke u thene qe keni shume hemoragji edhe pse jeni shtatzane.
Plus, nese beni serish abort insistoni ti kerkoni mjekut gjinekolog pse ju ndodh keshtu. Sepse nga eksperienca e disa pacienteve te mi aty ne Amerike, mjeket i marrin si normale abortet spontane. Por ato nuk jane normale nese perseriten. Shume prej pacienteve kane rezultuar me probleme te gjakut. Prandaj ju keshilloj te insistoni te beni analiza te kontrolloni nese keni probleme me koagulimin e gjakut.
Mos u trembni, sepse keshtu shqetesoni dhe bebin edhe veten edhe ne fund nuk zgjidhni asgje.
Gjithe te mirat.
Shume faleminderit