Shqetesime afatgjata

Question

Pershendetje !
Pyetjet qe kam sjane me te rendesishmet qe duhen pergjigjur ne kete platforme por kur mundeni ju lutem me jepni nje pergjigje.

Jam nje djal 22 vjec qe jam marr me sporte gjat gjith kohes sidomos gjate periudhes se veres pasi kisha kohe te lire. Gjithashtu jam me rezultate te mira ne universitet dhe gjate krijimit te diplomes kete vere (gusht – shtator ) per shkak te qendreses se gabuar ne kompjuter dhe per shkak se punoja ne ambient me dritare hapur kam patur tanime shqetsime qe me kane zgjatur 6 muaj, qe lidhen me shqetsime nervore te cilat kalojne si impulse ne gishta ( muajin e par e ndjeja gjat gjith kohes por me kamimin e kohes me qendresen e duhur kan iku dhe shfaqet rralle sipas poz. te trupit) por nganjehere i ndjej edhe thjesht si ndjesi neper kembe dhe ne mes. Gjithashtu po ne fillim te ketyre bezdisjeve nervore kisha ne mes te vapes nje lloj te ftohti vetem mbrapa kurrizit dhe nuk e duroja aspak rrahjen e eres ne kurriz pasi mlinte ter diten me nj ndjesi tcuditshme te ftohti ( vetem ne kurriz siper ) dhe qe me ka dhen dhimbje brinjesh ose muskujsh ( muskujt ne pjesen e mesme anash shtylles kurrizore te ngajshme me keputje mishi po jo njesoj dhe brinjesh ne bashkimin e tyre me derrasen e kraharorit ) si dhe te fundit qe me duket e rendesishme esht kontraktimi i muskujve sidomos ne kurriz ne men t pavarur e te cuditshme.

U mundova te jepja sa me shum info pasi me duket sikur cdo gje do ju duhet, por kam patur edhe shqetesime te tjera qe nuk e di a duhen perfshir.

Gjithsesi faleminderit per kohen !

Answers ( 2 )

    0
    2020-04-10T07:20:25+00:00

    Pershendetje,

    Shqetesimet tuaja lidhen me shtyllen kurrizore, edhe pse jo shume serioze.

    Derisa te mbaroje kjo gjendja e veteizolimit, do ju rekomandoja:
    – ushtrime per shtyllen kurrizore
    – evitoni pozicionet jo te pershtatshme te shpines
    – perdorni Magnesium Direct 300 mg 1 bust per 10 dite ne menyre qe t’ju ndihmoje te hiqni ato kontrakturat e muskujve
    – perdorni komplexe multivitamin B te tipit Quest Forte Nerve B per te ndihmuar funksionimin normal te nervave.

    Pas gjendjes se karantines, duhet te kontrolloheni te ortopedi dhe neurologu, tju beje grafi ose rezonance te kolones vertebrale per te vene ne dukje ndonje anomali te vertebrave apo ndonje komprimim nervash.

    Per momentin, vazhdoni me keshillat me lart. Me shkruani nese do keni ndonje shqetesim tjeter.
    Gjithe te mirat.
    Dr.Albana

  1. lorenc zverneci
    0
    2020-04-10T21:28:08+00:00

    Shume faleminderit !

Leave an answer