Shkaqet e perqindjes se LYM te larte?
Pershendetje,
Jam nje vajze 21 vjece dhe kam ber analizat e gjakut edhe me ka dal LYM e larte ndjej dhimbje te muskujve, ndjehem e pafuqishme, krahet i kam si te mpire ndonjeher kam dhimbje qafe nga kjo me ndodh? Eshte LYM nje problem serioz? Ne google me dalin gjera shum te keqe
Kam edhe nje infeksion urinar dhe piva gati 2 kura me antibiotik sepse nuk me iku infeksioni mund te me thoni se nga se vjen?
Faleminderit
Answers ( 3 )
Pershendetje,
Me sa pashe pergjigjen e analizave te gjakut, ne pergjithsi jane normale, dhe ERS eshte normal, por Limfocitet jane pak te rritura. Kjo rritje eshte si pasoje e infeksionit urinar te kaluar per te cilin keni marre mjekim.
Megjithate mund ta perserisni analizen e gjakut pas 1 muaji per te pare ndryshimet dhe per te vleresuar lymfocitet.
Pafuqia dhe dhimbjet e qafes duken si muskulore te palidhura me ndonje patologji. Ndoshta postura e keqe kur perdorni kompjuter apo celulare, apo dhe ndonje stres qe mund te kaloni.
Mjafton te merrni Magnesium Direct 300 mg 1 bustine ne dite per 1 jave e do shikoni permiresim.
Pastaj per kete lodhjen qe keni mund t’ju rekomandoj te hani shendetshem, te gjitha vaktet, mos i lini ndoshta edhe per te mbajtur diete se do kete pasoja jo te mira.
Nje multivitamin shtese te tipit Bierhefe 2x 1 tb ne dite mund t’ju ndihmoje.
Shpresoj t’ju jem pergjigjur pyetjes suaj. Me shkruani serish nese do keni ndonje pyetje tjeter.
Gjithe te mirat.