Shkaku i trullosjes naten, dhe marrje mendsh disa dite rresht
Përshëndetje, unë quhem Fjona
Dhe jam 23 vjeçe.
Para disa ditesh, kam ndjer trullosje koke gjatë natës. Dhe në mëngjes me marrje mëndësh për disa ditë rresht, dhe vazhdoj akoma të jem ashtu.
Jo më shumë se dje, në fund të nofullës lam pasur dhimbje dhe gjuhën e mpirë. Ju lutem më ndihmoni disi me ndonjë këshillë?
Ju faleminderit.
Answer ( 1 )
Pershendetje Fjona,
Me keto shenja qe me tregoni, trullosje gjate nates para disa ditesh; marrje mendsh per disa dite me radhe, dhimbje ne fund te nofulles dhe mpirje te gjuhes, mua me ben te mendoj per nje problem neurologjik. Keshtu qe urgjentisht, sic na i tregove te gjitha problemet e tua neve, duhet te besh konsulte me mjekun neurolog dhe te perjashtojme cdo lloj problemi neurologjik duke perfshire dhe ndonje AVC tranziente.
Nese nuk do keni problem neurologjik, atehere duhet te konsultoheni me okulistin, dhe ORL per te perjashtuar problemet reciproke; dhe te beni disa analiza si gjak komplet dhe formule, dhe sideremine, dhe vleresimin e vitamines B12 per te perjashtuar problemet me anemine. Por fillimisht duhet te perjashtojme problemet neurologjike, keshtu qe mos humbni kohe por rezervoni takimin me te afert me mjekun neurolog.
Gjithe te mirat.