Shkaku I palpitacioneve ne mengjes

Question

Mirembrema, kam  nje periudhe te gjate  qe  kam  palpitacione  ne  mengjes,   keto rrahje me  ndodhin cdo dite,  mund  te  me  ndihmoni  se  nga  vijne.

Mosha  56  vjec  kam  edhe  pak  tension te  larte.

Answer ( 1 )

    0
    2019-01-26T08:26:18+00:00

    Pershendetje,

    Faleminderit qe zgjodhet platformen Pyetmjekun.com per problemin tuaj shendetsor.

    E lexova me kujdes te dhenat e juaja, dhe perpara se te percaktojme sakte shkakun me duhen dhe disa te dhena te tjera shtese ne lidhjen me shendetin tuaj:

    ju me keni shkruar se vuani nga hipertensioni. Besoj qe do jeni nen mjekim. Desha te dija cfare medikamentesh merrni?
    plus kur ka qene vizita juaj e fundit te kardiologu? Dhe cilat kane qene perfundimet e tij/saj?
    do ju keshilloja te masnit tensionin per disa dite rresht (gati 1 jave), sidomos ne mengjes kur keni keto rrahjet e zemres dhe ne mbasdite. Duhet qe rezultate e matjeve te tensionit ti shkruani diku e mund te mi dergoni mua apo ti keni reference per mjekun tuaj

    Rrahjet e zemres (palpitacionet) ne mengjes ne rastin tuaj si i semure hipertensiv mund te jeni si rezultat i medikamenteve qe ju merrni. Edhe pse nuk kam shume te dhena per ju, sipas mendimit tim ju mund te keni nje ngadalesim te ritmit te zemres sidomos naten. Ky ngadalesim do te vleresohet nga zemra si sinjal per te vene ne pune te gjithe mekanizmat per te rritur ritmin e zemres.

    Ngaqe jeni hipertensiv, kjo rritje mund te shoqerohet edhe me rritje te tensionit, dhe ju te gjitha keto i ndjeni si palpitacione te zemres.

    Monitorimi i tensionit arterial plus ritmit te zemres do na jepte te dhena te vlefshme per te vendosur diagnozen.

    Ne pritje te informacioneve shtese sipas kerkeses me lart.

    Faleminderit

    Dr.Albana

Leave an answer