Sheqeri esell 130 mg/dl, pas dreke 160, A eshte normal tani?
Question
Pershendetje,
Jam nje pacient diabetik, marr 2 ilace per uljen e sheqerit. Tani niveli i sheqerit esell ka shkuar 130 mg/dl, kurse pasi ha dreken eshte 160. A jane keto vlera normale?
Faleminderit
Answer ( 1 )
Pershendetje,
Nje vlere e sheqerit ne gjak prej 130 mg/dl konsiderohet e pranueshme per nje pacient diabetik.
Gjithashtu te njejten gje mund te themi edhe per nivelin e sheqerit 160 mg/dl pasi keni ngrene dreke.
Do t’ju kerkoja te me dergonit emrat e ilaceve qe perdorni per te ulur sheqerin ne gjak.
Duhet te kontrolloni glicemine here pas here. Rezultatet duhet ti shenoni ne nje regjister tuajin personal sepse keto rezultate do ju nevojiten si reference me vone.
Nese do te vazhdoni me kete kontroll te mire te glicemise, do te mund te reduktoni dozen e mjekimit me hypoglicemiant deri ne heqjen e njerit prej tyre si fillim. Por asnjehere nuk duhet ti beni keto ndryshime pa mendimin e mjekut tuaj kurues.
Uroj t’ju jem pergjigjur pyetjes suaj. Mos harroni te me shkruani emrat e ilaceve qe ju merrni aktualisht.
Dr.Albana