Shenja ne lekure
Question
Pershendetje. Kam keto njolla ne disa pjese te trupit. Cfare jane dhe si mund ti heq ju lutem
FALEMINDERIT
Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.
Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.
Answers ( 2 )
Pershendetje,
Me duhen disa informacione shtese:
– a ju kruhen? apo ndonje ndjesi tjeter si djegie?
– kur ju jane shfaqur per here te pare?
– keni patur demtime te lekures ne ate zone? apo jane shfaqur pernjehere?
– cilet jane pjeset e trupit ku ato jane perhapur: trung? krah? fytyre? midis kofsheve?
– mbani mend te keni pesuar ndonje traume, djegie apo pucra ne ato zona perpara shfaqjes se ketyre njollave?
– cfare keni perdorur deri tani?
Ne pritje te informacioneve te kerkuara per t’ju ndihmuar me specifikisht!
Pershendetje
Jo asnje kruajtje apo mgjesi tjeter asgje.
Rreth nje muaj kane qe jane shfaqur per here pare sidomos gjate vapes
Jo nuk kam pas demtime te lekures ne ate zone.
Zonat ku jane shfaqur jane ne te dy sqetullat te barku poshte gjoksit. Ndoshta eshte myk sepse shfaqet ne zonat ky djersis
Skam marre gje deri tani
Cfare mund te perdor ?
Pershendetje,
Per mua te merrni:
– lani e pastroni mire zonen me keto shenja
– e thani mire me nape te bute
– aplikoni Sterozinil cream 2 x ne dite, lereni te thahet
– aplikoni Miconazole cream 2 x ne dite pasi Sterozinil te thahet
Kjo per 2 jave. Gjate dite mund te aplikoni ESI Aloe vera gel disa here gjate dites.
Pas 2 javesh mund te me coni foto e te me tregoni ne do keni ndonje ndryshim.
Sherim te shpejte.