Sekrecione vaginale me arome te keqe, djegie urine e skuqje

Question

jam nje vajze qe kam kontaktuar e me par  kam pas prb vaginale te lloj sekrecione t bardha me arome te keqe djegje vagina djegje urine  skuqje bera strisho vaginale dhe dola me stapilokokus ne anliza me doli e mjekimi qe duhet t merrja morra gjilpera davikson per 8 dite dhe ovula meliora problemi u zhduke skisha m shqetsime ne momentin qe fillova te kryej mardhenje me parnerin me filluan  perseri problemet shqetsuse skuqje djegje si me cigare a mund te jete dhe parneri  mbartes ai nuk ka shenja por a mund te jete mbartes pa shenja pas mjekimit vetem 1jav u sherova kryeva mardhenje dhe problemi u shfaq perseri cfare duhet te bej tani a ta riperseris kuren perseri dhe t mjekohet e partneri ju lutem me rekumandoni dicka per partenerin dhe a mund un t marr perseri ovulat meliora apo me rekumandoni ju dicka tjeter

Answer ( 1 )

    0
    2023-12-31T01:19:31+00:00
    This answer was edited.

    Pershendetje

    Me të dhënat që më tregoni, problemi juaj duket i lidhur me mykun vaginal.

    Për mua të përdorni Mycotreat ovula dhe kremin vaginal Mycotreat

    Ndërkohë edhe partneri të mjekohet me kremin Clotrimazole. E vërtetë që meshkujt nuk kanë shqetësime por mbeten mbartës potencialë.

    Një arsye tjetër që mund të ndjeni djegie mund të jetë dhe fakti që në kohën e penetrimit ju nuk keni arritur orgazmën tuaj plotësisht, dhe ka ndodhur fërkimi i thatë me muret e vagines duke i lënë të lavdëruar (me plagë të vogla që i ndjeni me djegie).

    Në këtë rast duhet të bashkëpunoni me partnerin tuaj në mënyrë që të arrini orgazmën të dy njëkohësisht për të parandaluar demtime të tilla.

    Për momentin vazhdoni me mjekimin sugjeruar më lart.

    Gjithë të mirat. Më shkruani nëse do keni ndonjë shqetësim tjetër.

     

Leave an answer