Rreth shtatzanise

Question

Pershendetje,

Jam shtatzane ne javen e 17 kam bere nje vizite tek mjeku dhe kisha infeksion urinar, mjeku me sugjeroi antibiotik.

Eshte e demshme per bebin te marresh antibiotike gjate shtatzanise??

Faleminderit per pergjigjen!!!!

Answer ( 1 )

    0
    2023-01-06T11:55:03+00:00

    Pershendetje,

    Edhe pse antibiotiket nuk rekomandohen te merren random gjate shtatzanise, ne rast se eshte e nevojshme (si ne rastin tuaj te infeksionit) , atehere duhet te merren. Ne veme ne peshore perfitimet ne nje ane dhe efektet anesore ne anen tjeter. Nese perfitimet jane me te medha atehere efektet anesore nuk i perfillim kur lipset nevoja.

    Prandaj nese e lini infeksionin atehere edhe ju do vuani, edhe bebi do vuaje e nuk do zhvillohet mire. Prandaj, zbatoni keshillat e mjekut per nje shtatzani te shendetshme.

    Gjithe te mirat e Zoti jua befte te lehte shtatzanine deri ne fund dhe lindjen e bebit gjithashtu.

     

Leave an answer