Rrahjet e shpejta te zemres
Pershendetje, jam nje vajz 18 vjeçare jam duke pasur probleme me rrahje te shpejta te zemres, nuk eshte qe mirrem me ndonje aktivitet e te vij si pasoj e saj, nuk e di a ka te bej me stresin, jam shum e stresuar gjithashtu kam pasur probleme ne familje dhe qe mkan be me ra ne depresion.
Ka 1 vjet qe me shpejton zemra, me heret me ndodhte vetem 1 her ne muaj, tash po mndodh pak me shpesh, edhe kur jom e relaksume tu ndejt po me shpejton zemra veq 1 ose 2 her po mbon ma shpejt edhe po me kthehet ne normalitet, jam shum e stresuar, se nganjeher edhe kam dhimbje tgjoksit kur behem nervoz diqka shum, se smund ta kontrolloj veten, me vjen si djegie nganjeher. Edhe mami im ka probleme me takikardin ajo e mori ne shtatzani kur ishte me mua, dhe nuk ju largua me.
Po kam shum frik mos po pesoj ndonje sulm ne zemer a diqka, jam shum e stresuar …
Answer ( 1 )
Pershendetje,
Ne lidhje me rrahjet e juaja te zemres, pasi lexova te gjithe historine e semundjes suaj mund te them qe ato jane te lidhura me:
– stresin (duke patur parasysh situaten me probleme familjare tuajen)
– ne moshen tuaj 18 vjec, ndryshimet hormonale mund te paraqiten me takikardi
– anemia qe zakonisht eshte e pranishme nese nuk ushqeheni mire e nese jeni ne situata stresi
Djegia qe ndjeni mund te jete e lidhur me probleme me aciditetin e shtuar te stomakut. Ju rekomandoj te planifikoni nje konsulte me kardiologun dhe neurologun per te perjashtuar patologjite kardiovaskulare dhe neurologjike.
Te beni nje analize gjaku per te perjashtuar anemine.
Te mundoheni te jeni me te qeta dhe te mendoni se tani ka filluar jeta per ju e duhet te shijoni cdo gje qe ju ofrohet me ate ngazellimin e moshes, sado veshtiresi tju gjenden perpara.
Mund t’ju rekomandoj te merrni ESI ERBE DELLA NOTTE, 2 capsula ne darke para gjumit pa efekte anesore, derisa te dalin pergjigjet e kontrollit dhe analizave qe do te kryeni.
Te shkuara. Me shkruani serish nese do te keni ndonje problem tjeter. Dhe me dergoni pergjigjet e kontrolleve dhe analizave.