Refluksi ezofageal : gromesira e dhimbje ne kraharor

Question

Përshendetje! Jam 48 vjeç. Kam disa kohë, që më shqetësojnë gromësirat e shpeshta. Ato më bëjnë te ndjej, si dhembje apo ngushtim në kraharor.

Ndoshta kjo, ka të bëjë me refluksi?Kam si ndjesi te ngecjes në fyt. A mund te pi pantoprazolin? Si ta marr atë, dhe për sa kohë? A eshte ai preparati i duhur në rastin tim?

Faleminderit!

Answer ( 1 )

    0
    2024-01-23T11:54:02+00:00

    Përshëndetje

    Fillimisht në duhet të vërtetojmë që vërtet vuani nga refluksi gastroezofageal.

    Kjo arrihet nëpërmjet procedurës së fibrogastroskopise.

    Aty do dallojmë refluksin dhe gastritin apo ulcerën nëse e keni.

    Trajtimi bëhet në disa linja:

    – medikamentoze : preparatet PPIs si pantoprazole (pantofir), Omeprazol (proton) etj mund të këshillohen për periudha 2 jave deri në 2 muaj në varësi të ecurisë. Ndërkohë bashkeshoqerohen me preparatet antacide si Epicogel, Fluxoril, apo Reflucalm.

    – ndryshimet në dietë: evitimi i ushqimeve të skuqura, me yndyrë, djegëse, çokollatës, kafes, alkoolit, etj

    – përdorimi më shumë i ushqimeve jo acide si banane, mollë, dardha, etj.

    – përdorni me shumë perime të freskëta, psh salca e domates mund t’ju ngacmojë, ndërkohë vetë domatja e freskët nuk shkakton irritim.

    – ne produktet e mishit, mishi pa yndyrë si gjoks pule, apo t’ia hiqni vetë lëkurën apo dhjamin mund t’a gatuani me perime apo erëza të freskëta e jo të thata për të evituar ngacmimin e stomakut.

    – peshku është shumë i rekomanduar por jo të skuqur, mundohuni t’a përdorni si supë apo të pjekur në furrë. Shoqërues mund të jenë orizi, buka integrale sidomos e thekur, etj.

    Normalisht darkën duhet t’a hani 4-5 orë para gjumit, mos të shtriheni direkt pas ngrënies, hani pak e shpesh.

    Gjithësesi, për momentin ju rekomandoj të filloni një nga antacid e cituar më lart si psh Reflucalm që ka efekt të mirë. Ndërkohë caktoni takim me gastrohepatologun e zonës suaj për të kryer gastroskopine.

    Duke ju uruar shërim të shpejtë.

     

Leave an answer