Pyetje: crregullim periodash pas lindjes se bebit
Pershendetje,jam nje nene 37 vjece dhe kam lindur femijen e dyte po bej 3 muaj e gjysem. Pasi linda bebin dhe kalova 40 dite pas nje muaji te 40 diteve me erdhen meunstracionet sh normal .Tani po bej nje muaj e pak qe nuk me kane ardhur .A eshte normale kjo ? Femijen e kam me pak gji dhe formule .A duhet te bej nje kontroll
Ju faleminderit !
Answer ( 1 )
Pershendetje,
Se pari, ju pergezoj per lindjen e bebit, do Zoti qofte i mbare e i shendetshem!
Ne lidhje me crregullimet e ciklit qe keni pas lindjes, dua t’ju kujtoj qe kjo eshte normale. Lindja vete dhe gjidhenia ndikojne ne balancen hormonale duke shkaktuar crregullime te ciklit pas lindjes.
Ama ne rastin tuaj qe keni hasur ardhjen e ciklit pas lindjes dhe pastaj eshte ndalur, gjeja e pare qe duhet te perjashtojme eshte shtatzania. Beni nje test shtatzanie per ta perjashtuar.
Ne rast se nuk jeni shtatzane, kjo mungese ne perioda eshte e lidhur me gjidhenien qe sherben si metode kontraceptive natyrale.
Duke ju uruar gjithe te mirat.