Puls i shpeshte ne shputen e kembes
Pershendetje, jam nje vajze 29 vjece, mbreme ndersa flija kam ndjere 1 pulsim shume te shpeshte ne pjesen e poshtme te shputes se kembes aq sa arrija ta dalloja me sy damarin ose muskulin qe levizte, sot nuk e kam ndjere me por qe e ndjej ndonjere kemben si te mpire, cfare problemi mund te jete dhe ku duhet te drejtohem? Faleminderit.
Answer ( 1 )
Pershendetje,
Te tilla ndjesi jane te lidhura me nje hiperaktivitet te muskulit te kembes (ngerci ne gjuhen popullore).
Ka disa shpjegime per kete:
– qendrimi gjate ulur (pellgezim i gjakut)
– probleme me varicet e kembeve
– mbilodhje muskulare (aktivitet fizik i larte per kohe te shkurter)
– probleme me tendinet apo fundet nervore.
Per mua, te merrni magnesium te tipit Salmag nga goja, dhe te lyeni me krem MuscleRub lokalisht kemben. Ne rast se nuk do te qetesoheni edhe pas marrjes se tyre, duhet te konsultoheni me ortoped per te perjashtuar probleme te tjera te artikulacioneve.
Gjithe te mirat. Me shkruani nese keni ndonje problem tjeter shendetsor.