Puçra ne gjuhe
Question
Pershendetje doktoresha!
Kam disa puçra apo flluska ne gjuhe, kan pothuajse 1 muaj qe i kam ven re, nuk m japin shqetesim po me duken te çuditshme. Jan afer fytit pak a shume. Jam shume e stresur se spo kuptoj arsyen se pse i kam.
Answers ( 3 )
Pershendetje,
Te lutem m’i co me foto cfare ve re.
Nga pershkrimi duken si gjendrat e peshtymes. Jane normale, do te te jene zmadhuar nga inflamamimi (ndoshta keni kaluar ndonje viroze me shqetesime fyti). Gjithesesi, me duhet t’i shoh nga afer.
Ne pritje….
Pershendetje doktoreshe!
Une jam vajza qe te kam pyeter per disa puçra ose flluska ne gjuhe afer fytit dhe dje me kthyet pergjigje. Po te dergoj nje foto!
Pershendetje,
E pashe foton qe me keni derguar dhe vura re skuqje te fytit dhe ato pucrrat qe i keni pare ne fund te gjuhes afer fytit. Nga foto nuk dalloj ndonje pucerr anormale (ndoshta pamjet e fotos nuk lejojne te shihen shume detaje). Por mua me duken si gjendra peshtyme, ndoshta pak te acaruara nga ndonje infeksion akut te fytit. Me nje Menthodex lozenges 2-3 here ne dite mund te kaloje.
Nese do keni shqetesime te tjera, duhen te kontrolloheni fizikisht te mjeku juaj kurues.
Duke ju uruar sherim te shpejte.